KreuCelebrity

“I vetmi repist social” Vesa Luma reagon për ofendimet ndaj Big Bastës në “Ferma VIP”

“I vetmi repist social” Vesa Luma reagon për ofendimet ndaj Big
Pasi u zgjodh i preferuari publikut ne Ferma VIP, Big Basta u vendos para një zgjedhje jo shumë të lehtë, të zgjidhte mes buxhetit dhe eliminimit të një prej fermerëve.

Big Basta zgjodhi buxhetin, duke vendosur largimin e Ronit nga ferma.

Por zgjedhja që bëri Big Basta nuk i ka pëlqyer aspak Big Mamas, e cila shpërhteu në akzua ndaj zgjedhjes së bërë nga fermeri.

Këto akuza dhe ofendime kanë zgjatur gjatë gjithë javës, të cilat kanë qenë bullizuese dhe denigruese nga ana e saj.

Reperi ka zgjedhur që këtë situatë ta përballojë me qetësi dhe pa dalur nga vetja në asnjë moment.

Pas prime-it të mbrëmshëm ka vendosur të reagojë dhe partnerja e Big Bastës, Vesa Luma.

Në një instastory ajo është shprehur se sidomos pas lindjes së djalit platformat e saj i ka përdorur për të luftuar fenomenet jo shumë pozitive në shoqërinë tonë. Por ajo që dhemb më shumë është teksa sheh kolegë dhe artistë që japin shembuj të këqinj në rininë e sotme.

Gjithashtu ka theksuar se partneri i saj është shembulli më i mirë i një artisti të civilizuar me edukatë dhe kulturë, që nuk ka nevojë të ngre zërin dhe që tregon se ofendimet luftohen me qetësi dhe inteligjencë.

“I vetmi repist social” Vesa Luma reagon për ofendimet ndaj Big

Vesa ka treguar gjithmonë që Big Basta ka një përkrahje shumë të madhe nga ana e saj.

“Ku është Big Basta është edhe Vesa Luma, dhe ku është Vesa Luma është edhe Big Basta”, një frazë që i përshkruan prej kohësh.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF