KreuCelebrity

Erzina Shehu, nga marrëdhënia me MC Kreshën te sipërmarrja e re!

Erzina Shehu, nga marrëdhënia me MC Kreshën te sipërmarrja e

Ndodh rrallë të kuptosh edhe përmes një telefonate, se personi që ndodhet disa kilometra larg teje është aq pozitiv, sa gjithë ky ‘vibe’ transmetohet edhe nga një bisedë. Pikërisht kjo ndodhi me Erzina Shehun, e cila sapo ka lançuar brand-in e saj “Merakï” - frymëzuar nga tradita dhe kultura artizanale shqiptare. Edhe pse jeta e saj prej fillimit ka qenë e lidhur me Kanadanë, Erzina Shehu nuk i ka harruar kurrë rrënjët e saj. Nga një ëndërr, ajo ka krijuar një koleksion me çanta dhe bizhuteri të personalizuara, të cilat përfaqësojnë një vizion të elegancës dhe individualitetit. Përveç se ‘businesswomen’, ajo është bashkëshorte e artistit Mc Kresha si dhe mama e dy fëmijëve, Iza dhe Dini. “Është një emocion i veçantë të jem e përfshirë në të gjitha hapat e realizimit të ëndrrës sime. Fiks ashtu si më pëlqen, për merak”, thekson Erzina në këtë intervistë për “Bordo”. Gjithashtu, ajo na tregon më shumë për raportet me bashkëshortin e saj përtej skenës, rolin si baba dhe disa sekrete të vogla për jetën e tyre prindërore…!

Erzina Shehu, nga marrëdhënia me MC Kreshën te sipërmarrja e

Si ju pëlqen t’ju thërrasim në këtë intervistë, Erzina apo gruaja e Mc Kreshës?

Edhe pse jam shumë krenare të jem gruaja e MC Kreshës, dhe e vlerësoj jashtë mase këtë titull, por për këtë intervistë do të jem thjesht Erzina.

Së fundmi, Erzina ‘businesswomen’, me një butik, si erdhi ideja e “Merakï”?

“Merakï” ka qenë një ide e imja pasionante prej më shumë se 10 vitesh. Duke u rritur e kam parë artin e mrekullueshëm të kulturës artizanale shqiptare, veçanërisht në krijimin e produkteve të bëra me dorë nga rafija dhe lëkura. Merakï u lind nga dëshira ime për të nderuar këto tradita dhe për të ofruar produkte të gjithanshme dhe të përjetshme për gruan moderne.

Erzina Shehu, nga marrëdhënia me MC Kreshën te sipërmarrja e

Butiku ka një koncept unik me veshje dhe aksesorë handmade, pse kjo zgjedhje?

Çantat tona të punuara me dorë mbërthejnë në vete zemrën e kulturës artizanale shqiptare, bizhuteritë dhe setet e personalizuara përfaqësojnë një vizion më të gjerë të elegancës dhe individualitetit. Çdo produkt është dizajnuar me shumë kujdes për të qenë i thjeshtë për t’u mbajtur, por edhe transformues, duke përmirësuar pamjen tuaj me lehtësi.

A ishte një vendim personal apo edhe i bashkëshortit për biznesin tuaj të ri?

Vendimi ishte personal, por asnjë shtëpi nuk ndërtohet pa shtyllë. Kresha e ka ditur gjithmonë talentin tim si një ‘businesswoman’ në botën e modës, dhe ka qenë një ndër personat më të rëndësishëm dhe më motivues, duke më shtyrë drejt realizimit të ëndrrave të mia.

Erzina Shehu, nga marrëdhënia me MC Kreshën te sipërmarrja e

Një koleksion me veshje, aksesorë dhe bizhuteritë, si realizohet, a i dizenjoni dhe realizoni vetë?

Po, në çdo fazë të krijimit të produkteve të “Merakï”, jam 100 për qind e përfshirë. Duke nisur nga ideja, realizimi në vizatimet e dizajnit, përzgjedhja e materialeve si dhe procesit të prodhimit të produktit final. Është një emocion i veçantë të jem e përfshirë në të gjitha hapat e realizimit të ëndrrës sime. Fiks ashtu si më pëlqen, për merak.

Misioni është të ruani dhe festoni traditën, e njëherazi të sillni një stil modern, ku konsiston?

Balancimi në këtë pikë qëndron te krijimi i modern fashion. Unë sigurohem që të përdorim teknika tradicionale, në atë mënyrë që produkti final të jetë mjaftueshëm modern që edhe vajzat në botë ta pëlqejnë në kohërat e sotshme.

Erzina Shehu, nga marrëdhënia me MC Kreshën te sipërmarrja e

A ka diçka trendi që do të sugjeroni për lexuesit e “Bordo” për sezonin Pranverë/Verë 2025?

Trendy? Të gjitha produktet e “Merakï” janë IN për sezonin Pranverë/Verë 2025, duke u siguruar që ngjyrat dhe materialet janë ato që janë ‘trending’ dhe me kualitet për këtë vit.

Përse vendosët të pozoni vetë për katalogun e uebfaqessi imazh i brand-it?

Nuk ishte kjo pjesë e strategjisë sime të marketingut, në fakt ishte nga zori (qesh)! Të gjitha veshjet ishin SampleSizes S, dhe duke krijuar gjëra që më pëlqejnë mua, edhe këtë kriter e plotësova mrekullisht, dhe në fund doli të ishte një strategji marketingu për merak.

Jam shumë kurioz të di, si është të jetosh krah një njeriu të famshëm?

Nuk është aspak e lehtë, sepse i keni parasysh angazhimet e Kreshës, dhe famën të cilën e gëzon ai, ndërsa unë nga natyra jam person më privat, dhe lëre më tani që jam edhe unë një fytyrë publike nga Merakï, pra i kanë edhe këto pjesë anët sfiduese, por, jam shumë me fat që burri im apo MC Kresha juaj i dashur, është me këmbë në tokë dhe shumë njeri i thjeshtë, dhe jetojmë një jetë shumë normale, dhe na bën të harrojmë për famën që e ka.

Si do ta përkufizoje Mc Kreshën si bashkëshort?

Është një bashkëshort mjaft mbështetës dhe i kujdesshëm ndaj familjes që ka, dhe si baba bën një punë të mrekullueshme për fëmijët tanë, dhe jam shumë me fat të kem krah një person si ai.

Po te Kresha si artist, çfarë ju pëlqen më shumë?

Patjetër që muzika është ajo që mua më pëlqen shumë tekai si artist. Madje Kresha e merr talentin e tij dhe e sjell në shtëpi, nga mënyra se si ju këndon fëmijëve ninulla e deri te mënyrat e tij artistike, që gjejnë vendin e vet në çdo cep të përditshmërisë sonë. Kjo e bën shtëpinë tonë një ambient shumë të këndshëm.

Erzina Shehu, nga marrëdhënia me MC Kreshën te sipërmarrja e


A është aq romantik sa shfaqet në poezitë e këngëve të tij dhe a ju ka bërë ndonjë dedikim?

Jo nuk është, ajo çfarë bën ai është art, por mënyra se si ai e shfaq dashurinë e tij romantike është kur më sjell kafen e mëngjesit, kur ai përgatit ushqimin për ne dhe më së shumti kur ai del për të bërë pazar dhe gjen gjëra unike në treg, sepse e di që unë jam rritur me ato ushqime në Kanada dhe i sjell veçanërisht për të më gëzuar me ato.

Mc Kresha, a është babai që zgjohet natën dhe kujdeset për vajzën dhe djalin?

Kresha rri zgjuar natën deri vonë, kështu që patjetër që kujdeset për fëmijët kur të jetë e nevojshme.

Vajza dhe djali, a kanë ndonjë talent, kujt i ngjajnë më shumë?

Iza duket që ka prirje për artin, ajo pikturon që nga mosha 1-vjeçare dhe i bën me shumë endje vizatimet. Por edhe për muzikë ka shfaqur interesim, si, p.sh., kur jemi në veturë nuk rresht së kënduari gjatë gjithë kohës së udhëtimit, dhe pastaj edhe ne aspektin e modës është sikur unë, i ka preferencat e saj se çfarë i pëlqen dhe çfarë jo, ndërsa Dini është - the best of both worlds. Our Tortellini.

Kur keni kohë të lirë, a keni një vend ku udhëtoni gjithmonë për të pushuar?

A ka më mirë se të hash mëngjesin nga duart e mamit, dhe të zgjohesh me përqafimet e babit. Kështu që Kanadaja do të mbetet përherë shtëpia ime dhe vendi ku më qetësohet shpirti. Kjo nuk vlen vetëm për mua, e njëjta ndjenjë edhe për Kreshën dhe fëmijët.

Cilat janë projektet e ardhshme për biznesin tuaj, çfarë synoni?

“Merakï” ka shumë projekte të ideuara për tregun ndërkombëtar, si dhe shpejt do të hapim dyqanin tonë fizik. Mirëpo ajo që vlen për t’u cekur si një punë që do të realizohet në muajt në vijim, është bashkëpunimi i “Merakï” me Lajthizën, ku të dyja përfaqësojnë identitete kombëtare dhe do të jetë si një epitomë e natyrshme e shqiptarisë. Jam shumë entuziaste dhe e lumtur për hapin e radhës që do të ketë “Merakï”.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF