KreuCelebrity

Pamela Anderson në një lidhje me Liam Neeson? Nuk është kurrë vonë për dashurinë!

Pamela Anderson në një lidhje me Liam Neeson? Nuk është


Pamela Anderson, aktorja që bëri histori me rolin e saj në “Baywatch”, është rishfaqur në mediat ndërkombëtare me zërat për një lidhje të mundshme me aktorin e famshëm irlandez, Leam Neeson. Të dy po punojnë së bashku për një remake të filmit “The Naked Gun”, ku luajnë rolet kryesore dhe afërsia e tyre duket se ka shkuar përtej skenarit. Anderson, 57 vjeç, foli me entuziazëm për marrëdhënien e saj profesionale me aktorin. “Kimia mes nesh ishte e qartë që në fillim”, tha ajo duke iu referuar Neeson, 72 vjec. Aktorja rrëfeu se të dy kanë kaluar momente të këndshme edhe jashtë sheshxhirmit, duke darkuar së bashku në disa raste dhe duke ndarë pasione të përbashkëta si letërsia apo gastronomia.

Pamela Anderson në një lidhje me Liam Neeson? Nuk është

Lidhja, ndonëse nuk cilësohet qartazi si romantike, u përshkrua nga Anderson si  “profesionalisht romantike”, një term që lë vend për interpretim. Pamela shtoi se ajo linte bukë të bërë me brumë të thartë, biskota dhe kifle për Liam në dhomën e tij të zhveshjes, gjë që ndihmoi në forcimin e një lidhjeje që ajo thotë se ishte "elektrizuese".

Fjalët lavdëruese të aktores për kolegen e saj nuk u ndalën me kaq. Ajo e përshkroi Liam Neeson si "misterioz, frymëzues dhe një zotëri të vërtetë", duke theksuar se përvoja e punës me të ishte e paharrueshme, teksa shtoi: “Ai është një legjendë dhe e meriton këtë titull”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF