KreuCelebrity

Kryhet sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku renditen vajzat shqiptare

Kryhet sondazhi për femrat më të bukura në botë, ja ku
Bukuria shqiptare ka marrë gjithmonë vëmendje në mbarë botën dhe këtë herë një anketë e përdoruesve të Reddit me pyetjen “cilat janë gratë më të bukura në planet” u krye nga faqja e internetit insidermonkey.com.

Me një kombinim të tipareve mesdhetare dhe elegancës, ato kanë arritur të pozicionohen mes më të bukurave në botë.

Në krye të listës, e cila u përpilua bazuar në numrin e komenteve të bëra nga përdoruesit e Reddit, janë gratë nga Kolumbia, me 345 vota. Sipas hulumtimit, gratë kolumbiane “mishërojnë modelin më ideal të bukurisë në botë me flokë të shëndetshëm, sy ekzotikë dhe shprehje femërore”.

Në vendin e dytë renditen gratë polake me 324 vota, “kryesisht sepse kanë gjene të mira”. “Shumica kanë mollëza të bukura, buzë të plota dhe lëkurë të bardhë”, thuhet në koment.


Gratë greke u renditën të tretat me 311 vota nga përdoruesit e Reddit, “pasi ato janë më të bukura se bukuritë natyrore të vendit”.

Në vendin e katërt renditen gratë ruse, me 311 vota falë syve të tyre blu, gri dhe kafe, ndërsa në vendin e pestë janë gratë nga Republika Çeke (301 vota), “sepse janë jashtëzakonisht të bukura me një pamje që i dallon nga gratë e tjera”.

Të gjashtat në listë janë suedezet, me 296 vota, të ndjekura nga gratë islandeze, me 284 vota, pasi gratë e të dy vendeve spikasin për kombinimin e flokëve bjonde dhe syve blu.

Vendi i 8-të mbahet nga gratë amerikane (281 vota), ndërsa pozicioni numër 9 nga gratë braziliane (276 vota), “sepse ato janë të ndryshme nga gratë kaukaziane”, dhe në vendin e 10-të renditen gratë japoneze me 269 vota.

Njëzet vendet e parat plotësohen nga:

11. Gratë gjermane me 263 vota

12. Gratë franceze me 257 vota

13. Gratë italiane me 251 vota

14. Gratë norvegjeze me 246 vota

15. Gratë tajlandeze me 234 vota

16. Gratë turke me 227 vota

17. Gratë e Koresë së Jugut me 215 vota

18. Gratë spanjolle me 203 vota

19. Gratë shqiptare me 197 vota

20. Venezuela me 186 vota.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF