KreuCelebrity

51 vjeç, Kate Moss tregon këmbët e dobësuara (dhe fytyrën pa filtra)!

51 vjeç, Kate Moss tregon këmbët e dobësuara (dhe


Kate Moss iu rikthye fotosesioneve me një seancë në Londrën qendrore, ku modelja 51 vjeçare, tregoi këmbët e saj të tonifikuara me një mini fustan të verdhë (320 paundësh) gjatë xhirimeve për markën Self-Portrait në Claridge's Hotel të Londrës.

51 vjeç, Kate Moss tregon këmbët e dobësuara (dhe

Kate dukej në formë të mirë teksa u shfaq me veshjen verore (pa sutjena), që e kombinoi me këpucë të sheshta të zeza dhe një çantë kashte. Ajo mbante një make-up minimal, ndërsa flokët e gjatë biondë i kishte lëshuar mbi supe. Gjithmonë profesioniste, modelja veterane dukej me humor të mirë ndërsa ishte e rrethuar nga ekipi gjatë punës së saj. Ajo u pa duke buzëqeshur me stafin mes xhirimeve në rrugën e Londrës.

51 vjeç, Kate Moss tregon këmbët e dobësuara (dhe
51 vjeç, Kate Moss tregon këmbët e dobësuara (dhe

Megjithatë xhirimet e realizuara gjatë ditës, treguan se pavarësisht se është në formë mjaft të mirë dhe shumë e kuruar, mosha e ka lënë gjurmën e saj.

51 vjeç, Kate Moss tregon këmbët e dobësuara (dhe
51 vjeç, Kate Moss tregon këmbët e dobësuara (dhe

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF