Prej muajsh, thashethemet për një ndarje të mundshme mes Michelle dhe Barack Obama kanë qenë në rritje. Spekulimet, pa asnjë provë, vazhdojnë të fitojnë terren, por pas mohimit nga ana e Michelle, tashmë edhe Barack Obama ka thënë fjalën e tij.
-
Pasuria neto e Sean Diddy Combs!
13 Maj, 09:42
Ish-presidenti amerikan përdori rrjetet sociale për ta vënë Michelle Obamën në qendër të vëmendjes në Ditën e Nënës. "Gëzuar Ditën e Nënës të gjitha nënave dhe figurave mëmë të mrekullueshme!", shkroi Barack përkrah një fotoje të Michelle dhe dy vajzave të tyre, Malia dhe Sasha.
"Michelle, unë dhe vajzat jemi shumë me fat që të kemi në jetën tonë. Të duam shumë”. Ishte një postim shumë emocional, sidomos duke patur parasysh datën dhe rëndësinë e saj të veçantë.
Kjo mund t’i japë fund spekulimeve rreth ndarjes së çiftit, për të cilat është përfolur këtë vit pasi ata nuk janë parë publikisht bashkë.
Qoftë funerali i Presidentit Jimmy Carter në janar apo inaugurimi i Trump, Michelle nuk u shfaq dhe spekulimet u shtuan. Megjithatë, ajo tashmë i ka pranuar arsyet e mungesës së saj, dhe tani duket se Barack dhe Michelle po i thonë lamtumirë thashethemeve dhe mund të pushojnë të qetë, të paktën për momentin..
Happy Mother's Day to all the amazing moms and mother-figures!@MichelleObama, the girls and I are so lucky to have you in our lives. We love you. pic.twitter.com/qmWAr50Z7F
— Barack Obama (@BarackObama) May 11, 2025