KreuCelebrity

Gazetari rrëzon variantin e Albës: Nuk u dhunua, martesa i mori fund sepse donte të lëvizte!

Gazetari rrëzon variantin e Albës: Nuk u dhunua, martesa i mori fund

Albës tregoi në “Ferma VIP”, se ka kaluar një martesë të vështirë dhe është keqtrajtuar nga ish-bashkëshorti, por kjo u hodh poshte nga gazetari Elton Tozaj. I ftuar në emisionin “Ferma Club”, Tozaj e rrezoi versionin e Albës, duke e cilësuar atë si të pavërtetë dhe të ekzagjeruar.

“E njoh personalisht ish-bashkëshortin e Albës. Ajo që tregoi në ‘Ferma VIP’ ishte një histori që nuk ekziston. Rrëfimi i saj ishte idiot. Alba po shet një histori që nuk është reale. Mos e shihni të fortë dikë që nuk është,” u shpreh gazetari.

Tozaj shtoi se Alba ka shmangur pyetjet direkte për të kaluarën e saj, ndërsa flet shpesh për çështje të tjera sociale si fëmijët në rrugë. “Ka qenë një martesë e palumtur për të, sepse kishte dëshirë të lëvizte në fundjavë – jo për shkak të dhunës,” theksoi ai.

https://www.instagram.com/reel/DJeMndlNno8/?utm_source=ig_embed&ig_rid=195e7391-42bd-4797-92f1-b634028a61f4

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF