Elon Musk flet shpesh për planetin Tokë dhe për udhëtimet e tij në Mars. Në një intervistë me prezantuesin e Fox Neës, Jesse Ëatters, ai u pyet pse është kaq i fiksuar pas Planetit të Kuq.
"Marsi është një politikë sigurimi jete për jetën kolektive. Pra, përfundimisht e gjithë jeta në Tokë do të shkatërrohet nga Dielli. Dielli po zgjerohet gradualisht, kështu që në një moment do të na duhet të kemi një qytetërim shumëplanetar, sepse Toka do të digjet".
Miliarderi aktualisht drejton Zyrën e Efikasitetit të Qeverisë të administratës Trump. "Nëse, siç sugjerojnë të dhënat fosile, Toka është rreth 4.5 miliardë vjeç, na kanë mbetur 10% të asaj kohe para se temperatura të bëhet aq e lartë sa jeta të jetë e pamundur", shpjegoi ai.
Pas rreth 500 milionë vitesh, temperatura mesatare e planetit mund të rritet nga 11ºC në 30ºC dhe kjo do ta ndryshonte plotësisht biologjinë.
Për këtë arsye, themeluesi i SpaceX ka argumentuar prej kohësh se njerëzimi duhet të zgjerojë praninë e tij në sistemin diellor, konkretisht në Mars, i cili është objektivi më i përshtatshëm dhe i arritshëm, në mënyrë që të mos zhduket.