KreuCelebrity

Sulmohet në burg, Tory Lanez dërgohet me urgjencë në spital!

Sulmohet në burg, Tory Lanez dërgohet me urgjencë në spital!

Tory Lanez, 32 vjeç, është dërguar me urgjencë në spital pasi u godit disa herë me thikë në fytyrë ndërsa ndodhej në burg. Reperi, i cili po vuan një dënim prej 10 vitesh për të shtënat ndaj Megan Thee Stallion, ndodhej në oborrin e Institucionit Korrektues të Kalifornisë (CCI) në Tehachapi, Kaliforni, të hënën në mëngjes kur një tjetër i burgosur e sulmoi me thikë.

Nuk është bërë e ditur arsyeja e sulmit, por thuhet se plagët ishin aq të rënda sa kërkuan menjëherë ndihmë mjekësore. Lanez u transportua me ambulancë në një spital civil në Bakersfield, sipas raportimeve.

Në dhjetor 2022, ai u shpall fajtor për plagosjen e Megan Thee Stallion në këmbë në korrik 2020, pas një feste në shtëpinë e Kylie Jenner. Ai u akuzua për tre vepra penale: sulm me armë zjarri gjysmëautomatike, mbajtje e një armë të ngarkuar dhe të paregjistruar në automjet dhe përdorim i armës me neglizhencë të rëndë.

Sulmohet në burg, Tory Lanez dërgohet me urgjencë në spital!

Pavarësisht dënimit, avokatët e Lanez kanë këmbëngulur për pafajësinë e tij dhe kanë deklaruar se do të ndjekin një apelim të vendimit. Ai do të ketë të drejtë për lirim me kusht në vitin 2029.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF