KreuCelebrity

Çfarë ndodhi me dadon që “shkatërroi” martesën e Ben Affleck dhe Jennifer Garner!

Çfarë ndodhi me dadon që “shkatërroi”


10 vite më parë emri i Christine Ouzounian pushtoi shtypin ndërkombëtar dhe paparacët e ndiqnin në çdo hap. Arsyeja? Ben Affleck dhe Jennifer ishin në prag të divorcit dhe thashethemet po qarkullonin për një lidhje të supozuar mes aktorit të famshëm dhe Christine, e cila ishte dadoja e fëmijëve të çiftit.

Çfarë ndodhi me dadon që “shkatërroi”

Asokohe u tha se  ylli i Hollivudit kishte filluar të takohej me Ouzounian disa muaj para se të bëhej publike ndarja e tij nga Garner.

Çfarë ndodhi me dadon që “shkatërroi”

Atëherë, të afërmit e Ben i mohuan me forcë akuzat. “Është një gënjeshtër e plotë, marrëzi”, thoshte një burim për revistën People në atë kohë.
Garner vetë foli për këto thashetheme në një intervistë të vitit 2016 me Vanity Fair. Aktorja, sot 53-vjeçare, tha në atë intervistë se “dadoja nuk kishte asnjë lidhje me vendimin për divorc”, por e pranoi se skandali ishte “i dhimbshëm”. Shtypit të kohës nuk i shpëtoi megjithatë nga vëmendja fakti që Jennifer Garner, sic u tha në media, e kishte pushuar menjëherë nga puna Ouzounian pasi mësoi se ajo dhe burri i saj kishin planifikuar një udhëtim të fshehtë në Las Vegas. Ben dyshohet se i kërkoi dados ta shoqëronte në një turne pokeri.
"Ai e siguroi atë se ishte në rregull. Ai ishte praktikisht shefi i saj. Gjatë rrugës, ai e bindi atë të shkonte me të në Las Vegas për një turne pokeri. Ata madje u ndalën dhe morën Tom Brady me vete. Teksa ishin në Vegas, Ben e fshehu Christine gjatë gjithë kohës", tha një burim për Hollywood Life.com në atë kohë. "Kur u kthyen në LA, Jen dëgjoi për udhëtimin e tyre pa fëmijët dhe u çmend. Ajo e pushoi menjëherë Christine dhe Ben nuk bëri asgjë për këtë," vazhdoi burimi.
Christine, aktualisht 38 vjeç, ka ndryshuar pamjen dhe ka “reformuar” veten.

Çfarë ndodhi me dadon që “shkatërroi”

 

E lindur në Santa Monica, ajo tani punon në botën e korporatave si menaxhere për llogari të një kompanie të pasurive të patundshme, shkruan Daily Mail. Profili i saj në faqen e internetit të Commonwealth Land Title Company thotë se ajo ofron shërbime të garancive financiare për agjentët tregtarë, huadhënësit dhe zhvilluesit, si në transaksionet lokale ashtu edhe në ato kombëtare. Christine krenohet me 5 vjet përvojë në këtë fushë.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF