Në 13 maj filloi edicioni i 78-të i Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Kanë dhe yjet konkurruan me veshje spektakolare në tapetin e kuq. Një nga paraqitjet më të vlerësuara ishte ajo e aktores Juliette Binoche, presidente e jurisë së Kanës.
Në moshën 61-vjeçare, Binoche, një ikonë e kinemasë franceze dhe fituese e Oskarit, pushtoi audiencën në Croisette me një pamje “perëndeshe”. Shtypi i huaj e quajti atë "Madonna e vërtetë e Kanës".
Me flokët e mbuluar nga një vello e bardhë, shpatullat pak të zhveshura dhe ngjyrën e saj “porcelani”, aktorja dukej si e shkëputur nga një skulpturë, apo si një Madonë e vërtetë mermeri. Juliette mishëroi elegancën dhe sharmin klasik, duke ofruar një moment hiri në natën e hapjes së Festivalit të Filmit në Kanë 2025.
Aktorja franceze u ngjit në shkallët e Palais des Festivals me një veshje Dior, prej mëndafshi të bardhë me nuanca fildishi. Juliette kishte veshur edhe një palë pantallona të bardha jashtëzakonisht elegante dhe një korse unike.