"Shkodra Elektronike" me këngën “Zjerm” është kualifikuar në finalen e Eurovision 2025, duke qenë mes 10 shteteve fituese të natës së parë gjysmëfinale, e mbajtur në Bazel, Zvicër.
10 shtetet finaliste të gjysmëfinales së parë janë: Norvegjia, Shqipëria, Suedia, Islanda, Holanda, Polonia, San Marino, Estonia, Portugalia dhe Ukraina.
-
Elon Musk flet kohën që i ka mbetur Tokës: Do të digjet!
13 Maj, 13:36
Kënga “Zjerm”, një kombinim i simboleve kombëtare dhe një koncepti skenik të frymëzuar nga legjenda e Rozafës, krijoi një moment magjik në skenë.
Artistët finalistë, përfshirë Shqipërinë, do të rikthehen në skenë më 17 maj, për të garuar për trofeun e Eurovision 2025.