Divorc në familjen mbretërore të Austrisë: Më pak se dy vjet pas dasmës së tyre, Arkiduka Aleksandër dhe kontesha Natacha Roumiantzoff-Pachkevitch, vendosën të ndajnë rrugët.
Arkiduka kishte kohë që nuk ishte pare më në shoqërinë e gruas së tij dhe nuk mori pjesë as në varrimin e Kryedukeshës së Austrisë Estella, që u bë pranverën e këtij viti. Thashethemet për divorcin e çiftit filluan të shfaqen kur kontesha Natacha Roumiantzoff-Pachkevitch mori pjesë në një event të organizuar në Ditën e Shën Valentinit, ku u prezantua me emrin e vajzërisë. Megjithatë, çifti mbretëror nuk ka bërë asnjë deklaratë publike për një divorc të mundshëm, edhe thashethemet po intensifikohen gjithnjë e më shumë.
Në shtator 2023, Alexander, stërnipi i Charles I, perandorit të fundit Habsburg të Austrisë, u martua me Natacha Roumiantzoff-Pachkevitch. Të dy bënë një dasmë madhështore, ku morën pjesë disa nga njerëzit më të rëndësishëm nga e gjithë bota. Ndër të ftuarit ishin: Dukesha e Madhe Stephanie e Luksemburgut, Duka i Madh Guillaume i Luksemburgut, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës dhe Princi Joachim i Belgjikës.