KreuCelebrity

I lexuan buzët: Zbulohet biseda e fundit në publik e princit William dhe Harry-t!

I lexuan buzët: Zbulohet biseda e fundit në publik e princit William


Princi William dhe Princi Harry nuk kanë folur me njëri-tjetrin për një kohë të gjatë dhe akuzat që bashkëshorti i Meghan Markle ka vazhdur të lëshojë drejt familjes mbretërore, vetëm sa e thellojnë konfliktin mes tyre.

Pas vdekjes së Mbretëreshës Elizabeth II, William dhe Harry u panë së bashku në funeralin e saj, i cili u zhvillua në vjeshtën e vitit 2022. Të dy ishin jashtëzakonisht të ftohtëme njëri tjetrin; tensioni u ndje nga të gjithë ata që ndoqën ngjarjen.

Teksa Princi William dukej se po priste që Princi Harry dhe Meghan Markle të uleshin në stol, ky i fundit e pyeti: "A do të shkojmë ne të parët?" Djali i madh i mbretit Çarls tundi kokën dhe u kthye nga gruaja e tij, duke i thënë: "Lëri ata të shkojnë së pari!"..Dhe kjo duket ishte biseda e fundit publike mes tyre.

Asokohe, shtypi i huaj raportoi se të dy princat "hoqën dorë nga konfliktet e tyre, për të dhënë një përshtypje uniteti, nga respekti për mbretëreshën e ndjerë dhe treguan se të paktën mund të flisnin me njëri-tjetrin".

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF