KreuCelebrity

Zbulohet arsyeja e vrasjes shokuese të influencueses 23 vjeçare, teksa ishte live në Tik Tok!

Zbulohet arsyeja e vrasjes shokuese të influencueses 23 vjeçare,


Një influencuese e re meksikane e mediave sociale, e njohur për videot e saj rreth bukurisë dhe grimit, u qëllua për vdekje me armë zjarri gjatë një transmetimi të drejtpërdrejtë të TikTok, në një incident që tronditi vendin e përballur me nivele të larta të dhunës me bazë gjinore. Vdekja e Valeria Márquez, 23 vjeçe, po hetohet si një femicid – vrasja e një gruaje apo vajze për arsye gjinore – deklaroi prokurori i rajonit të Jaliscos.

Zbulohet arsyeja e vrasjes shokuese të influencueses 23 vjeçare,


Sipas autoriteteve meksikane, femicidi mund të përfshijë dhunë degraduese, abuzim seksual, një marrëdhënie me vrasësin ose ekspozimin e trupit të viktimës në një hapësirë ​​publike. Márquez u vra të martën në sallonin e bukurisë ku ajo punonte në qytetin e Zapopan nga një burrë që hyri brenda dhe e qëlloi. Zyra e prokurorit nuk përmendi një të dyshuar.
Pak sekonda para incidentit, Márquez u pa në transmetimin e saj të drejtpërdrejtë në TikTok e ulur në një tavolinë duke shtrënguar në krahë një lodër pellushi. Vajza dëgjohet duke thënë: "Ata po vijnë", përpara se një zë në sfond e pyet: "Hej, Vale?". “Po” i përgjigjet ajo, dhe në atë moment, qëllohet në gjoks e në kokë.
Márquez, e cila kishte afro 200,000 ndjekës në Instagram dhe TikTok, kishte thënë më herët në transmetimin e drejtpërdrejtë se dikush kishte shkuar në sallon kur ajo nuk ishte atje me një "dhuratë të shtrenjtë" për t'i ofruar. 23 vjecarja, e cila dukej e shqetësuar, tha se nuk po planifikonte të priste që personi të kthehej.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF