KreuCelebrity

Tom Hardy ka zbuluar problemet e tij shëndetësore: shkak rolet!

Tom Hardy ka zbuluar problemet e tij shëndetësore: shkak rolet!

Tom Hardy në një intervistë për Esquire ka rrëfyer se po përballet me një sërë problemesh fizike, si pasojë e viteve të angazhimit në role aksioni. “Kam pasur dy operacione në gju kam edhe shiatik. Dhe ai… si quhet? Plantar fasciitis? Nga doli ajo? Dhe pse?”, tha ai.

Aktori 47-vjeçar shtoi se ndjeu marramendje gjatë intervistës dhe mori një Sudafed për të lehtësuar simptomat. Ai zbuloi gjithashtu se ka tendinë të tërhequr në ijë dhe se trupi i tij “po shpërbëhet dhe nuk do të bëhet më mirë”.

Tom Hardy ka zbuluar problemet e tij shëndetësore: shkak rolet!

Hardy po eksploron mundësi trajtimi, përfshirë terapi me qeliza burimore dhe mjete homeopatike.

“Mundësisht, po. Nëse vjen puna aty dhe duket si gjëja e arsyeshme për të bërë dhe marr këshillat e duhura", u shpreh ai.