Momente emocionuese për Mara Venier, në mbyllje të puntatës së fundit të sezonit të "Domenica In". “Kush do të jetojë, do të shohë”, tha ajo, dukshëm e prekur, pasi iu tregua një përmbledhje videosh të dërguara nga figura të njohura të botës së spektaklit, si Massimo Ranieri, Renzo Arbore dhe Vincenzo Mollica, të cilët i kërkuan të rikthehet edhe vitin tjetër, kur do të festohet 50-vjetori i këtij emisioni historik të Rai-t.
“Është ‘Domenica In’-a ime e shtatë radhazi. Vitin tjetër do të festohen 50 vjet që nga krijimi i ‘Domenica In’, një program i nisur nga Corrado në vitin 1976. Ju falënderoj – tha moderatorja – nuk e meritoj gjithë këtë dashuri. Është gjithçka tepër. Faleminderit publikut, para së gjithash. Faleminderit juve që keni ndjekur ‘Domenica In’, sepse këtë vit na ndihmuat të fitojmë edhe një pikë më shumë në audiencë, dhe çdo vit po rritemi”.
"Kur them se është sezoni i fundit, e them sepse e besoj me të vërtetë. Këta muajt e fundit kanë qenë të vështirë për mua në aspektin personal. Kur them ‘momente të vështira’, është sepse bashkëshorti im nuk ka qenë mirë”.
-
Format moderne të takimeve!
19 Maj, 12:37
Më pas, ajo i drejtoi një dedikim të ndjerë burrit të saj, Nicola Carraro, "Nicola, të dua. Ti je jeta ime. Do të fillojmë nga e para dhe do të rikthehemi si dikur”.
Megjithatë, ajo nuk dha ndonjë shenjë se do të ndryshojë mendje për largimin nga drejtimi i emisionit: "Në këtë moment, mund të them vetëm faleminderit – juve, të ftuarve dhe Rai-t – sepse nëse jam kjo që jam, është sepse kjo kompani më ka dashur për tridhjetë vjet. Kush do të jetojë, do të shohë”.