KreuStil Jetese

Format moderne të takimeve!

Format moderne të takimeve!

Të njohësh njerëz të rinj është një eksperiencë e cila ju ndihmon ta shini jetën në një prespektive tjetër, një nivel përtej jetës së përditshme, por gjithçka bëhet akoma më e bukur kur zbulon gjysmën tjetër të zemrës. Nga letrat dhe dedikimet emocionuese të para viteve ’90, sot edhe mënyrat e sjelljeve në raportet e njohjeve, por edhe ndarjeve kanë ndryshuar.

Format moderne të takimeve!

Format moderne të takimeve!

Të gjithë e dinë që ai, njeriu juaj i ëndrrave ekziston diku, madje mund të jetë vetëm një klik larg, në rrjetet sociale apo përmes aplikacioneve. Sepse kështu funksionojnë njohjet kohëve moderne. Sipas një studimi në vitin 2023, 11 për qind e të rinjve të moshës 18-29 vjeç e gjetën dashurinë përmes një aplikacioni takimesh. Por, pikërisht kjo lloj marrëdhënie e cila krijohet përmes këtij mjeti në të shumtën e rasteve janë kalimtare.

Format moderne të takimeve!

Njohjet në punë janë një formë klasike por edhe moderne, e cila ndryshon nga mënyra e afrimit. Moshat mbi 30 vjeç janë të prira për të krijuar raporte, sidomos kur shohin se ndajnë të njëjtat vlera me personin që duan. Mund të ndodhë që ai të jetë përdorues IQOS si ty, një alternativë më e mirë, e cila e ngroh duhanin pa e djegur dhe nuk ka tym, as erë të pakëndshme që depërton te rrobat dhe flokët, një arsye pse t'i mund të kalosh më shumë kohë dhe për t’u njohur pa erën e pakëndshme të tymit.

Format moderne të takimeve!

Mënyra e takimeve e cila nuk është venitur aspak është gjatë kohës së argëtimit. Klubet e natës, festat shoqërore dhe ditëlindjet janë gjithashtu një metodë afrimesh mes të rinjve. Këto lloj ambientesh me adrenaline janë një mënyrë e cila jo vetëm që ndihmon njerëzit për të krijuar raporte shoqërore, por edhe më tepër se kaq. Sigurisht, pasi disa momentesh mes muzikës, ju mund të thelloni njohjen tuaj pasi të keni shkëmbyer më pas numrat e telefonit.

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF