E ardhmja duket premtuese per ata qe kane probleme me dhembwet: Studiuesit e King’s College London dhe Imperial College kanë rritur për herë të parë struktura të dhëmbëve njerëzorë në laborator. Ata përdorën një biomaterial të krijuar enkas për të imituar mjedisin embrional, ku dhëmbët formohen natyrshëm. Falë kësaj metode, qelizat burimore dentare arritën të komunikonin dhe të fillonin formimin e dhëmbëve të vërtetë.
Ky zbulim nuk është thjesht një risi shkencore – ai mund të hapë rrugën për rigjenerimin natyral të dhëmbëve, duke zëvendësuar mbushjet, implantet apo protezat me dhëmbë të krijuar nga qelizat e vetë pacientit. Dhëmbët e rritur në këtë mënyrë do të përshtateshin më mirë me gojën, do të shmangnin komplikimet dhe nuk do të refuzoheshin nga organizmi.
Edhe pse në fazë eksperimentale, ky zhvillim premton një të ardhme ku vizitat te dentisti mund të nënkuptojnë rritjen e dhëmbëve të rinj – duke i thene "lamtumire" urave dentare e ndërhyrjeve artificiale.


Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!






GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!


Gati për verë? Trupi yt meriton PrimeX!



5 gjërat që duhet të bëni çdo fillim muaji!


Resort Aragosta, perla e Adriatikut!



Çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni salmon?

Sugjerime librash nga "Bordo"!
