KreuStil Jetese

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

Në 30-vjetorin e resortit më një në Durrës, revista “Bordo” zbulon detaje të një prej destinacioneve të ikonike të qytetit, me shërbime moderne hotelerie, pushimi dhe restoranti.

Ngjan sikur Aragosta ka qenë aty përgjithmonë: brigjeve të Adriatit, me një pamje madhështore që sheh përtej detit! Vit pas viti, ata që kanë drekuar qoftë edhe një herë në resortin Aragosta, kanë sesi aty çdo gjë është transformuar, jo vetëm arkitektura, por edhe shija e pjatave me aromë deti, por jo vetëm, e cila është bërë edhe më e rafinuar. Kjo vit resor më i famshëm i qytetit të kremton 30 vjetorin – një vit i cili sjell ju për Durrësin besnikë shumë risi. Eduard Xhepa, sipërmarrësit i Resort Aragosta, rrëfen histori e biznesit të tij, i cili nisi 3 dekada më parë me dëshirën e mirë, duke u kthyer në një vend ikonik në qytet, jo vetëm për restorantin, hotelin, eventet, por edhe plazhin. Kjo është një kënaqësi e madhe, pasi unë bashkë me stafin kemi të njëjtin cilësi është sepse “Aragosta” gjithmonë është në gjendje të përshtatshme dhe ka ajo performancë në raport me mua.

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

Sipërmarrësi Xhepa, kujton se fillimi i Aragostës ishte në vitin 1995, kur nisi edhe ideja e hapjes së dy aktiviteteve: një pikë karburanti dhe një restorant. Edhe pse asokohe nuk kishte shumë ide të qarta për hapjen e biznesit të ri, e dinte se hapja e restorantit erdhi si indicie e të qenurit në breg të detit. Si çdo durrsak që vlerëson fotografinë e qytetit, prania e detit dhe çdo gjë që vjen prej tij, e ka pasur jetën e tyre. Xhepa vendosi të hedhë themelet e Aragostës, në një vend që para vitesh të apasionuar pas peshkimit kalon në orën e orës, ndaj edhe ideja e një restoranti peshku ishte brilante.

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

“Fillimi ishte i vështirë, sepse eksperienca ishte zero. Hapëm restorantin duke shfrytëzuar të gjithë eksperiencën që kishim me kuzhinierët shqiptarë, duke marrë edhe eksperiencat turistike të Durrësit si vend turistik”. Kujton se klientët e parë ishin italianë që vinin nga operacioni “Pelikan”, që punonin dhe jetonin në Shqipëri dhe duket se ata kishin bërë zgjedhjen e duhur mes 2 ose 3 restoranteve që Durrësi kishte asokohe. Për të patur sukses, filozofia që ndoqën ishte padyshim tradita e kuzhinës sonë me atë italiane, duke zgjedhur produkte që vinin nga Italia, si: verërat, djathërat, e deri te sallaturinat, ndërsa prodhimet e freskëta të detit, gjendeshin pak metra larg restorantit.

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

Pak nga pak Aragosta u rrit, duke zgjeruar zonën e barit dhe restorantit me një pamje të mrekullueshme që sheh nga deti, duke u shtrirë së fundmi drejt molit, e aty pranë një plazh i cili u kthye në destinacionin e preferuar të pushimeve verore. “Këtë sezon risia e Aragostës janë mjetet lundruese dhe argëtuese të detit. Ne kemi krijuar një mol, ku do të ushtrojmë aktivitet si operator turistik detar, ku përfshihen të gjithë mjetet lundruese argëtuese për turistët që vijnë në hotelin Aragosta, por edhe duke ofruar shëtitje me kanoe, me padel dhe skaf. Gjithashtu, do të ofrojmë transport me mjete transparente për pjesën e nënujit, duke shijuar panoramën e peshqve dhe koraleve”, thekson sipërmarrësi Xhepa.

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

Suksesi në rritje i resort Aragostës ka qenë i dukshëm edhe për shkak të turistëve, ku është fakt se të huajt po vijnë nga e gjithë bota, duke e kthyer Shqipërinë në destinacionin e preferuar. “Shoh te turistët që vijnë te Aragosta se janë kuriozë për të njohur Shqipërinë, kanë interes për traditën, por edhe të provojnë prodhimet vendase, kanë dëshirë të njihen me kulturën dhe mënyrën se si jetojmë”, shpjegon Eduart Xhepa.

Resorti Aragosta sivjet mbush 30 vjeç, po aq sa edhe Rei, i cili është trashëgimtari i këtij biznesi, por ashtu si kjo sipërmarrje është rritur çdo vit. Ata kanë qenë gjithmonë bashkë në këtë rrugëtim.

Rei, cili është koncepti i hotelit?

Hoteli mirëpret turistë nga të gjitha vendet si një hotel bregdetar, duke përfshirë restorantin dhe një plazh për pushuesit. Gjithashtu mund të shfrytëzojnë edhe Roof Topin si risi për këtë vit. Hoteli është rikonstruktuar në vitin 2024 dhe gjithçka është pothuajse e re. Pjesa e hotelerisë ka 40 dhoma, ku përfshihen: dhoma single, double standarde, gjithashtu dhe suita me pamje nga deti. Kemi edhe një sallë konferencash të pajisur me audio të dedikuar.

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

Risia e resortit është Roof Top-i...

Po, Roof Top është një risi e këtij resorti e cila i jep mundësinë pushuesve për të shijuar perëndimin, apo për të shijuar një koktej pasditeve, gjithashtu mund të shfrytëzohet gjatë sezonit të verës, edhe për evente apo festa private. Pamja e perëndimit të diellit ju ofron mundësinë të krijojnë kujtime të bukura përmes fotografive.

Këtë muaj, Durrësi pret edhe një event të rëndësishëm apo jo?

Po së shpejti do të organizohet në portin e Durrësit, Art Explorer Festival, e cila do të sjellë anijen e parë muze në botë dhe qyteti është zgjedhur si një prej 15 porteve më të mëdha në Mesdhe. Ne jemi të lumtur që do t'i shërbejmë turistëve të vizitojnë Durrësin në këtë periudhë, për të mësuar më shumë mbi kulturën e qytetit tonë.

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

Turistët do të akomodohen tek Aragosta?

Po një pjesë e mirë e tire do të akomodohen te ne. Shpresoj që ata të mbeten të kënaqur nga shërbimi ynë, nga ushqimi gjithashtu dhe nga pamjet që nuk kanë.

Rei, ti je kujdesur për këtë vend si për shtëpinë tënde, je trashëgimtari i resort Aragostës, ky 30-vjetor i Aragostës përkon me 30-vjetorin e lindjes tënde, si ndihesh?

Faktikisht unë kam qenë gjithmonë pjesë e kësaj vendi. Jam rritur të thuash edhe kam kapur çdo gjë nga çdo fillesë e saj. Ky vit është shumë i madh, sepse si të jemi bashkëmoshatarë deri diku, unë dhe Aragosta. Jam shumë i lumtur që do të trashëgoj këtë oazë të bukur të qytetit të Durrësit.

Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF