Prej kohësh e ke shënuar në kalendar ditëlindjen e të dashurit dhe po mendon një dhuratë e cila dëshmon, jo vetëm që e do, por edhe ta surprizosh në një mënyrë krejt origjinale. Shpesh ndodh kur dikë e njeh shumë mirë, duhet të zgjedhësh ose t’i bësh atij një dhuratë që ai mezi e pret, ose të jetë një surprise e pa parashikueshme, e cila mund të ndikojë emocionalisht në jetën e tij, por edhe në raportin tuaj. Le të zbulojmë 5 ide interesante për dhurata!
Pasionet
Burrat janë shumë të lidhur me pasionet e tyre, sidomos sportet. Nëse ai është fans i madh i një skuadre futbolli, prenoto dhe bli bileta për një ndeshje të rëndësishme, ku ai do të donte të shkonte me çdo kusht. Shkoni të dy në stadium, sepse ka nevojë për suportin tënd. Nëse do të njohësh më thellë një burrë, shih adrenalinën e tij në një ndeshje në stadium, pasi kështu do të forconi më shumë raportin mes jush.
Stili
I dashuri juaj është koleksionist i një marke veshjesh apo aksesorësh të caktuar? Kjo është dhurata e duhur! Edhe pse ai mund të ketë shumë kapele, këpucë apo ora, ju mund ta pasuroni koleksionin e tij të krenarisë me sende të reja. Kur bëhet fjalë për aksesorët si, mbajtëset e çelësave apo për stilin, një t-shirt apo kapelë e personalizuar me mesazhe ose kode që veç ju të dy i dini, do të ishte thjesht perfekte.
Ndrysho zakonet
Të gjithë e dinë që nuk është fort e lehtë të ndryshosh zakonet e burrave. Nëse ai është duhanpirës i rritur, por juve nuk ju pëlqen ajo era e cigares ka një zgjidhje: dhuroji një pajisje IQOS, sepse është zgjidhja pa tym dhe më pak aromë të pakëndshme. Kjo pajisje e ngroh duhanin në vend që ta djegë, e cila nuk ndikon aspak në raportet në çift.
SPA
Edhe pse keni kohë që jeni të lidhur, por nuk gjeni kohë për të kaluar bashkë, sugjerimi ideal do të ishte një pasdite në SPA. Zgjidhni më të mirë në qytet për të kaluar disa orë të mira, duke përfshirë seanca masazhi në çift, disa minuta saunca ose momente në sallonin e kripës. Nëse ai është i fiksuar pas pamjes së jashtme, mund të provoni gjithashtu edhe një seancë maskash për fytyrën si dhe trajtime kozmetike.
Teknologjia
Thuajse të gjithë djemtë janë të çmendur pas teknologjisë, ndaj mos u mendoni dy herë nëse keni vendosur ti blini atij një “lodër” të tillë. Nëse i dashuri juaj kalon kohë duke luajtur lojrat virtuale me shokët, bëjani atij një dhuratë në mënyrë që gjithë këtë shumë adrenaline ta përjetoni tek divani juaj. Mund t’i dhuroni gjithashtu një version të avancuar të telefonit inteligjent të markës së tij të preferuar.





Fakte që duhet t'i dini rreth Kenzo!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!







Tendencat Pranverë/Verë 2025!



Tenerifet, parajsë në ishull!



Si të dilni nga një marrëdhënie toksike?
