Ekspertët e diabetit kanë njohur zyrtarisht një lloj të ri vdekjeprurës të sëmundjes që prek njerëzit e rinj dhe të dobët. I njohur si diabeti i tipit 5, besohet se ai rrezikon deri në 25 milionë njerëz në mbarë botën dhe shkaktohet nga mosngrënia e mjaftueshme e ushqimit.
Diabeti shfaqet kur trupi ose nuk mund të prodhojë mjaftueshëm insulinë – hormoni që kontrollon nivelin e sheqerit në gjak - ose nuk e përdor atë në mënyrë efikase. Raportet sugjerojnë se lloji 5 i sapozbuluar zhvillohet tek të rinjtë gjenetikisht të cenueshëm, sepse kequshqyerja më pas dëmton aftësinë e tyre për të sekretuar insulinë.
Mjekët që po hulumtojnë këtë tip të sëmundjes thonë se ai është parë kryesisht tek adoleshentët e dobët dhe të rinjtë në vendet me të ardhura të ulëta dhe të mesme.
Duke folur në Kongresin Botëror të Diabetit në Tajlandë këtë muaj, profesoresha Meredith Haëkins, një eksperte në endokrinologji në Kolegjin e Mjekësisë Albert Einstein në Nju Jork, u shpreh se tipi 5 "historikisht ka qenë jashtëzakonisht i nëndiagnostikuar dhe i kuptuar keq".
“Njohja zyrtare e diabetit të tipit 5 nga Federata Ndërkombëtare e Diabetit është një hap i rëndësishëm drejt rritjes së ndërgjegjësimit për një problem shëndetësor që është kaq shkatërrues për kaq shumë njerëz”, shtoi ajo. “Mjekët nuk janë ende të sigurt se si t'i trajtojnë këta pacientë, të cilët shpesh nuk jetojnë më shumë se një vit pas diagnozës.”






Tendencat Pranverë/Verë 2025!



Tenerifet, parajsë në ishull!



Si të dilni nga një marrëdhënie toksike?




Këto karbohidrate ju ndihmojnë të humbni peshë!


Receta/ Është koha për një kafe të ftohtë!

