Harroni orët e gjata të larjes, tharjes dhe pastrimit, sepse me pajisjet e duhura punët e përditshme bëhen më të thjeshta. Ndërsa lëmë pas dimrin e gjatë dhe muajt e ngrohtë janë përpara nesh, është momenti i duhur që shtëpia juaj të pësojë një transformim rrënjësor.
Samsung me linjën e tij të pajisjeve elektroshtëpiake ju ofron një mundësi të artë për komoditet, cilësi dhe siguri afatgjatë. Jo vetëm kaq, por investimi në pajisjet e Samsung ju kursen para në fund të muajit në faturën tuaj të energjisë, ndërsa nëpërmjet Inteligjencës Artificiale sigurohet përdorimi efikas i tyre.
Nëse shtëpisë tuaj i mungon një lavatriçe e fuqishme që lan dhe ruan materialin e rrobave, tharëse që siguron butësi pa rrudhosje, një frigorifer më të madh që mban ushqimet më të freskëta për më gjatë si dhe një fshesë me korrent Jet stick që mundëson pastrim të shpejtë dhe të lehtë, pa kabllo, atëherë ky është momenti ideal për të bërë një investim të zgjuar.
Të gjitha këto pajisje, të cilat e kthejnë shtëpinë tuaj në një oaz paqeje, Samsung i ofron me 25% zbritje me mundësinë për të përfituar edhe garanci shtesë deri në datën 27 prill.
Nëse pas blerjes jeni të gatshëm të regjistroni dhe vlerësoni pajisjen në faqen e internetit, Samsung ju ofron një garanci shtesë prej tre vitesh për modele të caktuara të frigoriferëve, lavatriçeve, tharëseve dhe pajisjeve inkaso të kuzhinës, si dhe një garanci shtesë për një vit për modele të caktuara të fshesave me korrent. Garancia përfitohet lehtësisht duke blerë një nga produktet në periudhën e promocionit dhe më pas duke u regjistruar në faqen e internetit “samsunggaranciezgjatur.al” brenda 30 ditëve nga blerja. Më pas, mjafton të lini një koment dhe shijoni të gjitha përfitimet e mbrojtjes shtesë!
Pse duhet të zgjedhim pajisjet Samsung?
Kompletimi i shtëpisë tuaj me produktet Samsung është zgjidhja ideale për shkak të teknologjisë së avancuar dhe çmimit konkurrues që e lehtëson jetën tuaj në mënyrë domethënëse.
Frigoriferët Samsung - Me efikasitet energjie dhe freski të zgjatur
Frigoriferët e Samsung në çdo model tyrin ofrojnë kursim energjie deri në 10% nëpërmjet Inteligjencës Artificiale. Ofron më shumë hapësirë për ushqime, një kompresor unik ftohje me garanci 20 vjeçare, por më e rëndësishmja mbajtjen e ushqimeve më të freskëta që zgjasin më shumë. Gjithashtu me dizajnin unik frigoriferët Samsung i japin shtëpisë suaj një element inkaso. Modelet më të avancuara kanë edhe ekranin inteligjent në ballinën e tyre me sistemin e Family Hub që e bën më të thjeshtë kontrollin e frigoriferit dhe aksesimin e të gjitha informacioneve që dëshironi. Gjithashtu këto pajisje ofrojnë 5 modalitete konvertimi për të situate të ndryshme në shtëpinë tuaj.
Lavatriçet Samsung – Inteligjencë, efikasitet dhe kujdes për rrobat tuaja
Samsung sjell një gamë lavatriçesh që kombinojnë teknologji inteligjente me efikasitet maksimal energjie. Modaliteti AI Energy ju lejon të monitoroni konsumin dhe të reduktoni përdorimin e energjisë deri në 70%, ndërsa AI Ecobubble siguron pastrim të thellë edhe me ujë të ftohtë, duke ruajtur materialet dhe kursyer energji. Me një renditje që tejkalon me 20% klasën A për efikasitet, lavatriçet e Samsung ofrojnë larje të zgjuar dhe ekonomike. Teknologji si Bubble Soak largojnë njollat më të vështira, ndërsa Hygiene Steam eliminon bakteret dhe alergjenët. Falë motorit me inverter dixhital, këto lavatriçe janë të qëndrueshme, të qeta dhe kanë garanci 20-vjeçare.
Lavastoviljet Samsung – Pastërti e zgjuar, tharje natyrale dhe funksionim i qetë
Lavastoviljet Samsung sjellin efikasitet dhe komoditet në çdo kuzhinë, falë teknologjive të avancuara që garantojnë pastërti të thellë dhe tharje të përkryer. Funksioni Auto Open hap derën automatikisht pas përfundimit të ciklit për të liruar avullin, duke përmirësuar tharjen, veçanërisht për plastikën. Me Auto Soil, pajisja përshtat larjen sipas nivelit të papastërtisë, duke përdorur më pak ujë dhe energji. Opsioni larje ekspres 1 orë siguron pastrim dhe tharje të plotë për enë të lehta në vetëm 60 minuta, ndërsa programi Higjiena shpëlan enët me ujë të nxehtë deri në 70°C, duke eliminuar bakteret për një pastërti të sigurt. Dhe për një ambient të qetë në shtëpi, lavastovilja funksionon me vetëm 44 decibel, më e qetë se një bisedë normale, falë kazanit inoks që minimizon zhurmën dhe dridhjet.
Bespoke JET – Fuqi, stil dhe pastërti e pakrahasueshme
Fshesa me korrent Bespoke JET nga Samsung ofron një pastrim të thellë dhe efikas falë teknologjisë Jet Cyclone, që siguron thithje të fuqishme në çdo sipërfaqe – nga tapetet te parketi. Sistemi i filtrimit me shumë shtresa eliminon grimcat e imëta dhe alergjenët, duke krijuar një mjedis më të shëndetshëm në shtëpi. Me dizajn ergonomik dhe stacionin e pastrimit që zbraz automatikisht koshin, Bespoke JET ofron lehtësi dhe higjienë maksimale. Ekrani LCD inteligjent dhe bateria që zgjat deri në 60 minuta e bëjnë atë ideal për shtëpi të mëdha dhe jetesë dinamike. Në kombinim me pajisjet tjera smart të Samsung, kjo fshesë është zgjidhja perfekte për një shtëpi funksionale dhe elegante.
Për më shumë informacion rreth produkteve Samsung, ju lutem vizitoni https://www.samsung.com/al/.




Fakte që duhet t'i dini rreth Kenzo!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!







Tendencat Pranverë/Verë 2025!



Tenerifet, parajsë në ishull!



Si të dilni nga një marrëdhënie toksike?

