Edicioni i 108-të i Giro d’Italia do të nisë nga Shqipëria, më saktë nga Durrësi. Për herë të parë në historinë e tij, qyteti i Adriatikut përgjatë bregdetit shqiptar do të presë Grande Partenza të Corsa Rosa, shkruajnë plot entuziasëm mediat italiane. Eventi i rëndësishëm çelet të premten më 9 maj me një garë që nis nga Durrësi drejt Tiranës për një total prej 1800 metrash me diferencë lartësie në një hapësirë 164 kilometërshe. Në vijim, të shtunën e 10 majit, rrugët e kryeqytetit shqiptar ku gëlon jeta, do të kthehen në vendin e testit individual prej13.7 km, një sprovë e rëndësishme kjo për ambiciet e çiklistëve që do të luftojnë mes tyre për klasifikimin e përgjithshëm. Triptiku i etapave në Tokën e Shqiponjave do të përmbyllet më në fund të dielën më 11 maj me një etapë të re malore të mesme që nis dhe përfundon në Vlorë, 160 km e gjatë me 2800 metra diferencë në lartësi.
Njoftimi i garës së famshme, vjen edhe me disa këshilla të vyera për të interesuarit, dhe rekomandimin e atyre që shtypi i fqinjit tonë përtej Adriatikut i përshkruan si “4 restorante fantastike me prodhime deti në Durrës ku mund të shijoni gatime me produkte deti, të përgatitura në mënyrë të shkëlqyer”. Qyteti shqiptar, sic nënvizohet në artikull, ka në fakt restorante të shumta ku punojnë shefa kuzhine, të cilët përvojën e tyre e kanë krijuar ne Itali e gjetkë. “Në Durrës mund të gjeni pjata që nuk kanë asgjë për t'i patur zili atyre të përgatitura në kuzhinat e Bel Paese”:
Restorant Sardi
Me pamje nga deti, Restorant Sardi është një nga xhevahiret në kurorën e Durrësit. Në tavolinat e tij mund të konsumoni crudo peshku, sallata me ushqim deti shumë të freskëta, paccheri me peshk gjel domate qershi, qofte peshku, kalamarë të pjekur në skarë dhe ushqime të skuqura krokante. Është një vend që nuk duhet humbur gjatë një udhëtimi në këtë qytet bregdetar. Një këshillë: “Ejani këtu në mbrëmje kur, duke pirë një gotë verë dhe duke ngrënë, do të admironi një nga perëndimet më magjepsëse të diellit në bregdetin shqiptar të Adriatikut”, theksohet në shkrim.
Rruga Taulantia 1 – tel. +355692058070 - https://www.instagram.com/bar_restorant_sardi/?hl=it
Restorant Aragosta
Ky restorant i mirëpret që nga viti 1995 mysafirët në tryezat e tij me pamje nga Adriatiku, duke ofruar kuzhinë të rafinuar prodhimesh deti, me një ndikim të fortë italian. Nga tava e peshkatarit, me peshq të tillë si levreku të kaluar në salcë domatesh e të pjekur në furrë, te linguine me iriq deti dhe açuge të marinuara, menyja është thjesht një “shpërthim” shijeje.
Rruga Taulantia 1 – tel. +355692058070-https://aragosta.al/home
Restorant Spiranca
Spiranca është gjithashtu një tjetër “institucion” në Durrës. Menuja varion nga rizoto me ushqim deti te oktapodi i pjekur në skarë, nga linguine allo scoglio tek një përzierje e “asaj cfarë është kapur në det gjatë ditës” dhe te pjata më e shijshme: peshk i pjekur me salcë domate dhe një përzierje perimesh. Një kënaqësi për sytë dhe qiellzën.
Rruga Pavarësia, Shëtitoria e plazhit – tel. +355697504440- https://www.instagram.com/restorant_spiranca/?hl=it
Ventus Harbor
Në të dalë të shëtitores së re të Durrësit, Ventus Harbor është vendi idela ku duhet të shkoni, nëse doni t`i bëni përshtypje partnerit tuaj. Restoranti elegant, i vendosur në një ndërtesë të bardhë në mes të detit, ofron një menu të pasur me gatime peshku. Ushqime të skuqura, sallata me prodhime deti, karkaleca të kuqe, pene me scampi dhe peshk të pjekur në skarë për të ngrënë duke admiruar ujërat blu të Adriatikut dhe në mbrëmje, dielli që perëndon në det, e ku ka më mirë e më bukur!
Shëtitorja Taulantët – tel. +35569880883- https://ventusharbor.com/

Pesë ide për ditëlindjen e atij!





Fakte që duhet t'i dini rreth Kenzo!

GADGET/ Fjala e fundit e teknologjisë!







Tendencat Pranverë/Verë 2025!



Tenerifet, parajsë në ishull!


