KreuStil Jetese

GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!

Lamborghini Urus SE, plug-in Hybrid është modeli më i ri luksoz i kategorisë SUV. Urus ka dy motorë, një termik V8 dhe një elektrik me bateri 25.7 kWh. Automobili me dizajn sportiv dhe aerodinamik, arrin 800 kf dhe shpejtësi maksimale 312 km/o! Krahasuar me versionet e mëparshme, Urus shquhet për estetikën e tij: fenerë me matricë LED dhe një bord jo vetëm elegant e komod, por edhe tejet luksoz.

QuietComfort Ultra

Nëse dëshironi kufje me izolim total të zhurmës përreth, më të mirat janë Bose. QuietComfort Ultra janë thjesht të paprekshme. Anulimi i zhurmës ju lë të lirë të shijoni tingullin, po ashtu falë sistemit jastëk që përdorin këto kufje, kontakti akustik me botën jashtë është thuajse zero. Ju mund të luani muzikë ose merrni thirrje me një prekje në sipërfaqen e kufjeve, ndërsa përsa i takon karikimit, mbajnë deri në 6 orë.

GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!

Nothing Phone 3a Pro

Telefoni i fundit inteligjent Nothing Phone 3a Pro po garon me çdo konkurrent, por me çmim më të lirë. Me një ekran AMOLED 6,77 inç dhe procesor 120 Hz, ky telefon ka tri kamera 50 MP, të vendosura në pjesën e pasme. Nothing Phone 3a Pro ka një dizajn futuristik, ku bie në sy një shtresë xhami e tejdukshme prej nga dallohet qartazi i gjithë mekanizmi harduerik dhe detajet si vidat dhe elementet LED.

GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!

Sony Ult Field 3

Gjiganti i pajisjeve audio Sony, befason me altoparlantin Ult Field 3, i cili sjell një version të shkëlqyer të audios. Me formë kompakte dhe stil të këndshëm, ky altoparlant i serisë Ult Power Sound, punon pa patur nevojë për energji të vazhdueshme elektrike dhe një karikim zgjat deri në 24 orë. E vlerësuar për tingujt e qartë, e sidomos për bass-in, me të mund të shijoni ditët e ngrohta në shoqërinë e muzikës.

Whoop 4.0

Nuk është një orë inteligjente, por një pajisje fitnesi, e cila ofron monitorim të dhënave të sakta fiziologjike. Me një pamje tejet sportive, Whoop kontrollon ritmin e zemrës, temperaturën e lëkurës, nivelet e oksigjenit në gjak, aktivitetin ditor dhe gjumin. Me Whoop mund të regjistroni sjelljet tuaja, si: aktivitetin, dietën, konsumimin e alkoolit, nivelet e stresit apo kafeinës, duke ju orientuar drejt një jete të shëndetshme.

GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF