KreuStil Jetese

Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!

Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!

Për shkak të “Giro d’Italia” që do të zhvillohet në Shqipëri sot më 9 maj, nesër 10 dhe më 11 maj, në vend do të ketë disa rrugë që do të bllokohen.

Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!

Etapa e parë do të zhvillohet në datën 9 maj, nga qyteti i Durrësit. Me gjatësi 164 kilometër, çiklistët do të kalojnë në Kavajë, Rrogozhinë, Peqin, Mullet, Surrel për të hyrë deri në finishin në Tiranë në Sheshin “Nënë Tereza”.

ETAPA E PARË (9 MAJ)

Bllokimi fillon nga ora 13:00 deri në orën 18:00 të datës 09.05.2025, në të gjithë itinerarin e etapës së parë, në:

•Rrugën “SH3” (fshati Gracen deri në rrethrrotullimin i TEG);

•Rrethrrotullimi i TEG deri te rrethrrotullimi i Sanatoriumit;

•Rrugën e “Elbasanit”,

•Bulevardi “Bajram Curri”;

•Rrugën “Ali Shefqeti”;

•Rrugën “Alajdin Frashëri”;

•Rrugën e Rexhekrit;

•Rruga Muhamet Deliu deri tek rrethrrotullimi i Freskut;

•Rrugën “Sotir Çaci”;

•Rrugen “Xhanfize Keko”;

•Rrugen “Arkitekt Kasemi”;

•Bulevardi “Zhan D’Ark”;

•Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”;

•Në brendësi të ish-Gardës së Republikës.

•Segmenti i rrugës mbrapa Pallatit të Kulturës

•Rrugën “Dëshmoret e 4 Shkurtit”,

Blloqet e banimit me akses të kufizuar, më datë 09.05.2025:

Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali”, nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 13:00–18.00 (Rrugët janë: “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”).

-Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës – Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore.

-Zona e qytetit “Studenti”, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-Tregu Elektrik dhe “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi”, që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje në Unazën Lindore.

-Zona e Kodrës së Priftit nuk ka akses për të dalë nga perimetri, pas bllokimit të aksit rrugor (gjatë orarit 13:00 –18:00).

-Zona e Tiranës së Re dhe e Bllokut ka dalje në rrugën “Kristo Luarasi”, diga e liqenit dhe dalje në Selitë.

-Zona e rrugës “Myslym Shyri”, Rrugës së Kavajës do të kenë akses dalje për në rrugën e ambasadave, në drejtim te Bulevardit Zogu i Parë dhe rrugën “Mine Peza”.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF