Për shkak të “Giro d’Italia” që po zhvillohet në Shqipëri dje më 9 maj, sot 10 dhe më 11 maj, në vend do të ketë disa rrugë që do të bllokohen.
10 maj
TIRANË-TIRANË, garë kronometrike
Nga ora 08:00 deri në orën 11:00 do të jetë lëvizje kufizuar dhe nuk do të lejohen parkime në segmentet rrugore:
“Zogu i Zi” dhe në itinerarin Rruga e Durrësit, Rruga “Fortuzi”, Rruga “Dervish Hatixhe”, Rruga e Barrikadave, rruga pas Pallatit të Kulturës (vendi i akomodimit te ekipeve).
Ndalimin e qarkullimit të automjeteve, me përjashtim të mjeteve të emergjencës dhe Policisë së Shtetit, nga ora 10:00 deri në orën 18:00 të datës 10.05.2025, në gjithë itinerarin e etapës së dytë, në:
•Sheshin “Skënderbej”;
•Rrugën “Urani Pano”;
•Rrugën “Dedë Gjo Luli”;
•Rrugën “Ibrahim Rugova”;
•Rrugën “Deshmorët e 4 Shkurtit”;
•Bulevardin “Gjergj Fishta”;
•Rrugën “Muhamet Gjollesha”;
•Bulevardin “Bajram Curri”;
•Rrugën “Ibrahim Rugova”;
•Rrugën “Lek Dugagjini”;
•Rrugën “Dervish Hima”;
•Rrugën e Elbasanit- Rrethrrotullimi i Saukut;
•Rrugën “Abdyl Frashëri”;
•Bulevardin “Zogu I” deri te rruga “Fortuzi”;
•Rruga pas Pallatit të Kulturës, me qëllim stacionimin e mjeteve në dispozicion të eventit.
Blloqet e banimi me akses të kufizuar në datën 10.05.2025:
– Pjesa e banimit në rrugët lidhëse me rrugën “Papa Gjon Pali” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00–18:00 (Rugët janë “Dervish Hima”, “Asim Zeneli”, “Themistokli Gërmeni”, “Ismail Qemali”, “Mustafa Matohiti”, “Jul Variboba” dhe “Fatmir Haxhiu”);
– Blloku në rrugën “Ukraina e Lirë” nuk kanë akses për të dalë gjatë orarit 10:00-18:00
Orientimi i devijimit të trafikut për datën 10.05.2025:
– Zona e Pazarit të Ri, “Hoxha Tahsim”, nuk kanë akses për t’u lidhur me Bulevardin “Zhan D’Ark”, por kanë akses vetëm me rrugën e Dibrës –Farmacia 10 dhe dalje në autostradën lindore, si dhe kalim në rrugën e Barrikadave.
– Pjesa e rrugës së Kavajës dhe rruga “Myslym Shyri” lidhet me zonën e Tiranës së Re, vetëm nëpërmjet rrugës “Dritan Hoxha”, për në Unazë të Re dhe anasjelltas.
– Zona e qytetit Studenti, Higjiena, shkolla e Baletit, Ish-tregu elektrik, “Ali Demi” kanë akses për të dalë në rrugën “Pasho Hysa” dhe në rrugën “Pjetër Budi” që kanë akses në rrugën “Agush Gjegjevica”, e cila kanë dalje për në unazën lindore. Gjithashtu, kanë për të dalë në rrethin e Shkozës dhe zonën e Kodrës së Priftit.



Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!






GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!


Gati për verë? Trupi yt meriton PrimeX!



5 gjërat që duhet të bëni çdo fillim muaji!


Resort Aragosta, perla e Adriatikut!



Çfarë i ndodh trupit tuaj kur konsumoni salmon?
