Astronomët janë duke monitoruar me kujdes një pikë të madhe të errët në sipërfaqen e Diellit, e cila mund të ndikojë në Tokë në ditët në vijim. E pyetur rreth këtij fenomeni, Brenda Culbertson nga Laboratori Jet Propulsion i NASA-s, sic shkruan TCH, dha shpjegimin e saj mbi njollën e madhe të pagëzuar si 4079 dhe çfarë mund të nënkuptojë ajo për planetin tonë.
“Energjia nga 4079 është shumë e fortë, dhe ndërsa i afrohet qendrës së Dielli, ajo përballet drejtpërdrejt me Tokën”, tha Culbertson. “Nëse ndodh ndonjë flakë e madhe diellore gjatë kohës kur është përballë Tokës, atëhërë ne do të marrim një goditje të drejtpërdrejtë të energjisë të yllit të sistemit tonë dhe grimcave diellore, duke shkaktuar një stuhi gjeomagnetike”, shpjegon ekspertja. Njollat diellore mund të shpërthejnë në ato që cilësohën si episode masive koronale (CME), gjatë të cilavë grimca të shumta diellore lëshohen në hapësirë e në disa raste edhe drejt Tokës.
Periudhat e stuhive gjeomagnetike sidomos atyre intensive mund të rezultojnë në ndërprerje të teknologjisë. Sipas Culbertson, një nga problemet më të mëdha të kësaj natyre të regjistruara ndonjëherë ishte ai i shtatorit1859, i njohur si Ngjarja Carrington”, kur pati një stuhi gjeomagnetike aq e fortë sa aurora boreale u panë kudo rreth Tokës, rrjetet elektrike u ndërprenë e madje thuhet se u shkaktuan edhe zjarre.


Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!



Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!






GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!


Gati për verë? Trupi yt meriton PrimeX!



5 gjërat që duhet të bëni çdo fillim muaji!


Resort Aragosta, perla e Adriatikut!

