Në panoramën e të dielës së 11 majit, ku tema ishte vota, një detaj shumë i rëndësishëm mbetet veshja, e kësaj dite, që për shumë ishte si festa e ribetimeve.
Ngjyrat e sezonit, ato monochrom, polka dots, e palat e korentit ishin trendet, që kishin përqafuar për t'u shfaqur para kutive të votimit por edhe vëmendjes së dhjetëra kamrave e syve të gjithë shqiptarëve.
Linda Rama i qëndroi besnike dy ngjyrave të saj të preferuara bardhë e zi. Një jumpsuit i zi dhe këmishë e bardhë me detaje lulesh, të cilat i gjejmë shpesh në veshjet e saj. Syze të vogla rrumbullake plotësonin look-un e saj.
View this post on Instagram
Jorida Tabaku ishte nga politikanet e para, që u shfaq dje në qendrën e votimit, ku kishte veshur një fustan shumë elegant të bardhë me pika të zeza, mjaft In në këtë sezon.
View this post on Instagram
Në këtë linjë qëndronte edhe në daljen e saj mediatike Jozefina Topalli, ku xhaketa e zezë me pika të bardha i jepnin një ton të butë, krahasimisht me ngjyrat monochrom, qe zgjedh mësë shumti.
View this post on Instagram
Elisa Spiropali, e cila i kushton tepër vëmendje pamjes së fundi, u shfaq me një xhaketë të bardhë dhe fund me pala korrenti, ngjyrë portokalli në të kuqe.
View this post on Instagram
Në këtë linjë fundi qëndronte edhe bashkëshortja e Taulant Ballës, Iris Balla, por zgjedhja e veshjes së saj, ngjyrat pastel dhe kombinimi nga këpucët te çanta e dorës, apo edhe thyerja me një xhaketë xhins që mbante në dorë, e veçon dhe meriton komplimente për gjithë elegancën që transmetonte.
View this post on Instagram
Belinda Balluku u shfaq me ngjyra të forta, një kostum ngjyrë të kuqe dhe këmishë mëndafsh blu, të cilat qëndronin bukur.
View this post on Instagram
Në këtë vëzhgim veshjeje, vëmendje mori edhe çifti Gonxhe, i cili solli risi në këtë dalje me qenushin e bardhë, i cili dot s'votoi, po ca lajka i fitoi!
View this post on Instagram
Blogereja Armina Mevlani për herë të parë doli me familjen Berisha për të votuar. E njohur për stilin e saj, blogerja e njohur kishte zgjedhur një këmish ngjyrë bojëqielli kombinuar me pantallona klasike ngjyrë bezhë dhe një çantë në të njëjtën ngjyrë.
View this post on Instagram
Artikulli është shkruar nga Bordo!






Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!



Giro d’Italia: Rrugët që bllokohen sot!






GADGET: Fjala e fundit e teknologjisë!


Gati për verë? Trupi yt meriton PrimeX!


