KreuCelebrity

A janë bashkë? Jozi flet për raportin me Loredanën!

A janë bashkë? Jozi flet për raportin me Loredanën!

Jozi pas daljes së tij të pazakontë nga shtëpia e BBV-së, ku në fund të rrugëtimit të tij qëlloi me shuplakë Gjestin, ka qenë i ftuar për herë të parë në “Goca dhe gra”.

Gjatë bisedës me panelin e vajzave ai u pyet edhe në lidhje me marrëdhënien e tij me Loerdanën, pasi kureshtja e ndjekësve se si vijon ky raport është e madhe.

I pyetur nëse janë ende bashkë, Jozi u tregua i rezervuar, duke shmangur një përgjigje të prerë, duke lënë të kuptuar që raporti i tyre nuk ka përfunduar plotësisht.

A janë bashkë? Jozi flet për raportin me Loredanën!

“Nuk mund ta themi se jemi bashkë apo jo. Kemi momentet tona të bukura. Do ia lëmë kohës”, u shpreh ai.

Mbetet për t’u parë në vazhdimësi nëse çifti do të vendosë ta zyrtarizojnë raportin apo do të ndjekin rrugë të ndara.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF