Në një atmosferë të mbushur me elegancë dhe krijimtari, ndodhi një takim që tejkaloi kufijtë e normales – një takim frymëzues mes dy figurave vizionare të artit të orëve dhe bizhuterive: Jacob Arabo, themeluesi i njohur i Jacob & Co, dhe Pirro Ruço, mjeshtri shqiptar i Artistic Jewelry Pirro.
Dy mjeshtërit ndanë respektin e ndërsjellë për punën, pasionin dhe trashëgiminë që i frymëzon.
Z. Jacob Arabo në videon e publikuar në mediat sociale shihet që me ëndje vëshgon orën e parë shqiptare, krijuar nga mjeshtri Pirro – një vepër arti e realizuar me një përkushtim të jashtëzakonshëm: Një fushë e mbuluar me 1500 pllaka mikroskopike në gur të kuq Murano, e stolisur me 12 valltarë shqiptarë në miniaturë, të gdhendur me dorë në ar të verdhë 18 karatësh – një ndërthurje delikate e traditës me luksin modern.
Ky është një simbol që dëshmon se kur pasioni dhe identiteti kombëtar takohen me mjeshtërinë dhe teknologjinë, lindin vepra që flasin në gjuhën universale të artit.
Nga ana tjetër, bizhuteritë luksoze të Jacob & Co, të cilat janë ekskluzivitet i Gjikondit në Shqipëri, përfaqësojnë kulmin e elegancës dhe inovacionit në industrinë ndërkombëtare të bizhuterisë.
Ky takim shënon një urë lidhëse mes dy botëve të artit, një hap i rëndësishëm drejt afirmimit të artizanatit shqiptar në arenën ndërkombëtare, duke treguar se Shqipëria nuk është vetëm konsumatore e luksit botëror, por edhe një krijuese e tij.
View this post on Instagram