Nicole Kidman nuk ka plane të bashkëpunojë me bashkëshortin e saj Keith Urban në ekranin televiziv. Kur u pyet nëse dyshja do të bënin ndonjëherë një shfaqje televizive së bashku në premierën e sezonit të dytë të serialit të saj në Hulu, Nine Perfect Strangers, në Los Angeles, aktorja 57-vjeçare e hodhi poshtë menjëherë këtë mundësi.
-
Kërcënohet me jetë presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani!
20 Maj, 10:53
“Jo”, tha Kidman për PEOPLE, e cila luan rolin e gurusë së Ëellness-it, Masha Dmitrichenko, në serialin “Nine Perfect Strangers”. "Ne jemi bashkë në jetë, kështu që nuk kemi nevojë ta bëjmë një shfaqje së bashku. Jeta jonë është një shfaqje”.
Nicole dhe Keth u takuan në vitin 2005 dhe të dy u dashuruan me njëri-tjetrin, siç pretendojnë ata, me shikim të parë.
Ata u martuan një vit më vonë dhe tashmë janë prindër të dy vajzave, Sunday Rose dhe Faith Margaret.