Te “Goca dhe Gra” , Jozefin Marku u përball në studio me Loredana Bratin, e cila gjatë këtij sezoni do të jetë moderatore e emisionit.
Pavarësisht interesit të madh për të ditur se çfarë ndodh aktualisht mes tyre, pas daljes nga shtëpia e Big Brother VIP ku nisën së bashku një romancë, Jozi vendosi të mos japë shumë detaje. I pyetur për marrëdhënien me Loredanën, ai tha se nuk mund të konfirmojë asgjë, por nënkuptoi se kontakti dhe afrimiteti mes tyre vazhdon.
“Kemi pasur momente shumë të mira, dhe ato vazhdojnë… nuk është diçka që mund ta përcaktojmë tani”, u shpreh ai, duke e lene evazive pergjigjen.