Ylli i muzikës Justin Bieber ka qenë tepër aktiv në rrjetet sociale kohët e fundit, ndërsa ka postuar edhe video dhe mesazhe të çuditshme gjatë dy muajve të fundit. Kjo vetëm sa ka zgjuar edhe më shumë interesin e paparacëve dhe gazetarëve për të dhe për marrëdhënien e tij me të Hailey-n.
Së fundmi Justin dhe Hailey u panë të dy në Los Angeles, por në rrugë të ndara dhe në botët e tyre. Sipas TMZ, Hailey doli natën me shoqen e saj, Lori Harvey. Së bashku, ato shkuan në një "vend të nxehtë" në Beverly Hills. Hailey u fotografua duke mbuluar fytyrën, kështu që me sa duket nuk donte të shihej ose të fotografohej.
Justin u takua edhe me një mik, por më herët gjatë ditës. Ai përfundoi në një kafene në Hollyëoodin Perëndimor. Ndryshe nga Hailey, Justin nuk ndjeu nevojën të fshihej nga fansat apo gazetarët. Në fakt, TMZ përmend se ai ishte “i qetë”.