Lim Hoti ishte një nga personazhet më në qendër të vëmendjes të këtij sezoni në “Ferma Vip”. Dalja e tij nga programi së bashku me Alba Pollozhanin bëri mjaft “zhurmë”, kjo pasi aludohet se arsyeja e largimit ishte se të dy do të bëheshin prindër të një fëmije.
Ata e kanë vazhduar lidhjen e tyre jashtë dhe madje bashkëjetojnë në shtëpinë e Limit.
Ashtu si e ka deklaruar edhe vet Limi, në moshën 20 vjeçari ai është bërë baba i një djali, i cili sot feston ditëindjen. Me këtë rast Limi ka publikuar një foto me djalin e tij, duke e uruar publikisht.
Duket se tashmë Limi do ti perkushtohet muzikës dhe po përgatit këngën e tij të re. Nuk dihet ende nëse Alba do të jetë pjesë e këngës apo një bashkëpunim mes tyre, pasi dhe ajo ka publikuar disa këngë kohëve të fundit.