KreuCelebrity

Shakira flet sërish për Piqué: Bëra shumë sakrifica për dashurinë, lashë karrierën për të!

Shakira flet sërish për Piqué: Bëra shumë sakrifica

Këngëtarja 47-vjeçare Shakira dhe ylli i futbollit 37-vjeçar Pique ishin në lidhje nga viti 2011 deri në vitin 2022 dhe kanë djem, Milan, 11, dhe Sasha, 9 vjeç. Gjatë një interviste të fundit, Shakira ka reflektuar se si hoqi dorë nga mundësitë profesionale për të kaluar kohën me Piquen gjatë kohës që ai luante për FC Barcelona.

“Për një kohë të gjatë, e lashë karrierën time në pritje, për të qenë pranë Gerardit, në mënyrë që ai të luante futboll”, tha Shakira për "The Sunday Times" në një intervistë të botuar të premten. “Bëra shumë sakrifica për dashurinë”, shtoi ajo.

Më 22 mars, ylli e hitit "Whenever, Wherever" do të publikojë albumin e saj të parë në shtatë vjet, "Las Mujeres Ya No Lloran (Gratë nuk qajnë më).  Fituesja 3 herë e çmimit Grammy dhe futbollisti profesionist u takuan kur ai bëri një paraqitje të shkurtër në videoklipin e saj për "Waka Waka", kënga zyrtare e Kupës së Botës FIFA 2010 në Afrikën e Jugut.

Shakira flet sërish për Piqué: Bëra shumë sakrifica

Ata dolën publikisht me romancën e tyre në vitin 2011, ndërkohë që lajmi për ndarjen e tyre në 2022 ishte trishtues për fansat. "Gjithçka ndodhi menjëherë. Shtëpia ime po shkatërrohej", tha ajo për median asokohe. “Po mësoja përmes shtypit se isha tradhtuar ndërsa babai im ishte në spital”.

Shakira tha për median se nuk mendonte se do të "mbijetonte" në një moment. “Njeriu që kam dashur më shumë në jetën time, babai im, po më linte kur kisha më shumë nevojë për të”, ka treguar ajo. “Nuk mund të flisja me të apo të shkoja te miku im më i mirë për këshillat që kisha aq shumë nevojë”.

Shakira flet sërish për Piqué: Bëra shumë sakrifica

Kur u pyet nëse ndjente se kishte nevojë të dilte me një artist tjetër, Shakira tha, "Nuk e di se çfarë kam nevojë". Ndërsa fliste me Billboard vitin e kaluar, ylli i pop-it foli për "ëndrrën" që kishte për familjen e saj me Piqué. "Prioriteti im ishte shtëpia ime, familja ime. Unë besoja në 'derisa vdekja të na ndajë'. Unë e besova atë ëndërr dhe e pata atë ëndërr për veten time, për fëmijët e mi”, tha ajo për Billboard.

“Prindërit e mi janë bashkë, nuk e di, 50 vjet dhe e duan njëri-tjetrin si ditën e parë, me një dashuri unike dhe të papërsëritshme. Pra, e di që është e mundur. Nëna ime nuk largohet nga babai im i sëmurë. Ata ende puthen. Dhe ai ka qenë gjithmonë shembulli im. Kjo është ajo që doja për veten dhe fëmijët e mi, por nuk ndodhi", shtoi më tej.

 

 

 

 

Bordo
Shtator - No.63

SHKARKO VERSIONIN PDF