KreuCelebrity

Shiu nuk do të hyjë më brenda: Arbër Hajdari në shtëpinë e Klajdi Musabelliut për rikonstruktimin e banesës!

Shiu nuk do të hyjë më brenda: Arbër Hajdari në

Pohimet e Klajdi Musabelliut per banesen e tij te demtuar ne Tirane, e preken publikun. Tani, fondacioni “Fundjavë Ndryshe”, i drejtuar nga Arbër Hajdari, ka vizituar shtepine e këngëtarit dhe banorit të “Big Brother VIP 4” me qëllim inspektimin e kushteve për të nisur punën për rikonstruktimin e thelle te saj.

Arbri u prit me shume mirenjohje  nga nëna e Klajdit, e cila jeton me te birin. Në puntaten e datës 1 janarit, Klajdi rrëfeu mes lotësh sfidat e vështira të jetës së tij, që përfshijnë papunësinë, emigrimin dhe kushtet e vështira të jetesës. Ai tregoi se apartamenti ku jetojnë aktualisht ka nevojë urgjente për përmirësime, duke përmendur se “sa herë bie shiu, uji hyn brenda në shtëpi”.

Por ky vit ka nisur me një dhuratë të veçantë për të dhe familjen e tij. Arbër Hajdari dhe “Fundjavë Ndryshe” i kanë premtuar se do të transformojnë plotësisht banesën e tij, duke krijuar një shtëpi të re, të sigurt dhe të pajisur me të gjitha kushtet optimale të jetesës.

https://www.instagram.com/reel/DEZzMTKsDz9/?utm_source=ig_embed&ig_rid=3f7e46cc-4e36-4dfb-a555-3d4b8d60d77f

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF