KreuCelebrity

Tragjike: Vetëm 18 vjeç, mësohet shkaku i vdekjes së papritur të ish Miss-it nga Kavaja!

 

Tragjike: Vetëm 18 vjeç, mësohet shkaku i vdekjes së

Kavaja u trondit sot nga lajmi tragjik se Lorena Bërdufi, 18 vjeç, është ndarë nga jeta në një moshë fare të re. Lajmin e hidhur për ikjen e saj e kanë dhënë familjarë e të afërt në rrjetet sociale. Ajo vuante nga zemra dhe shkaku i vdekjes së saj ka qenë një atak në zemër.

Bukuroshja nga Kavaja studionte në gjimnazin “Aleksandër Moisiu” dhe ishte maturante në vitin e fundit. Ajo kishte konkuruar në kompeticionin Miss Universe Albania 2023.

Dua të plotësoj ëndrrën e familjes time”, kishte deklaruar 18-vjeçarja në intervistën prezantuese të kompeticionit të bukurisë.Familjarë e të afërm kanë shprehur ngushëllimet e tyre për shuarjen e saj ne moshe kaq te re.

Mesazhi ne faqen e gjimnazit “Aleksandër Moisiu”:

Maturantja Lorenë !
Me hidhërim të thellë mëngjesin e sotëm në Gjimnazin “Aleksandër Moisiu”mbërriti lajmi i trishtë dhe i hidhur i ndarjes tënde nga jeta.
E bukura Lorenë në shpirt e në pamje, pjesëmarrëse në Mis Kavaja,vajzë e urtë dhe e edukuar, bijë e denjë e plot dashuri, ti Lorenë do t'u mungosh mësuesve, shoqeve, shokëve të shkollës sonë. do t'i mungosh klasës XII-6-te;
do t'u mungosh prindërve e familjes.
Lamtumirë e bukura Lorenë !
Zoti të deshi pranë vetes dhe Qofsh e Xhenetit!

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=951894363405785&set=a.565322308729661&type=3&ref=embed_post

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF