Drini Zeqo u largua nga shtëpia e “Big Brother VIP” këtë të mërkurë, për shkak të një urgjence familjare.
Banorëve iu është dhënë lajmi për largimin e Drinit me anë të një zarfi që ka mbërritur në shtëpi. “Ai është shumë mirënjohës për kohën që ka kaluar me ju dhe ju uron suksese”, thuhej ndër të tjera në zarfin i cili është lexuar nga Jul Deda.
Së fundmi vetë Drini me anë të një postimi në rrjetin e tij social Instagram, ka reaguar duke u shprehur se për të asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve, teksa bën me dije se fatmirësisht të gjithë familjarët e tij janë mirë.
“Në jetë ka shumë gara por asnjë nuk është më e rëndësishme se sa shëndeti i familjarëve. Duke qenë se familja është gjëja më e rëndësishme për mua vendosa ta ndërpres rrugëtimin tim në “Big Brother VIP”. Të gjithë jemi mirë, faleminderit për interesin dhe kujdesin e treguar. Shihemi së shpejti!”, ka shkruar ai.
View this post on Instagram