KreuCelebrity

Vrau Martin Canin, s`ka gjykim të shkurtuar për Mario Përlleshajn - Luis Meçe: Gati të dëshmoj në gjyq!

Vrau Martin Canin, s`ka gjykim të shkurtuar për Mario Përlleshajn

Gjykata e Tiranës vendosi të kalojë për gjykim çështjen në ngarkim të miturit Mario Përlleshaj, i akuzuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij, Martin Cani. Ngjarja e rëndë ndodhi më 18 nëntor të vitit të kaluar, në afërsi të shkollës “Fan Noli”. Gjyqtarja Migena Laska pranoi kërkesën e prokurorisë për gjykim të dosjes penale.

Gjykata rrëzoi gjithashtu kërkesën për gjykim të shkurtuar të bërë nga avokati i miturit, duke e çuar kështu çështjen në procesin e rregullt gjyqësor.

Pas përfundimit të seancës, djali tjetër i cili mbeti i plagosur me thikë, Luis Meçe foli për mediat. Ai u shpreh se përjetimi i seancës gjyqësore ishte i vështirë, por është i gatshëm të dëshmojë në gjyq nëse do t’i kërkohet.

“Nuk e kam përjetuar mirë seancën, por dua të them se kërkojmë drejtësi. Jam gjithnjë i gatshëm të dëshmoj në gjyq nëse më kërkohet”, tha Luisi.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF