KreuCelebrity

“E bukur si një engjëll”: Momenti prekës kur në paradën e Greqisë thirret emri i shqiptares që vdiq në aksidentin e Tempit!

“E bukur si një engjëll”: Momenti prekës kur në

Klaudia Lata me origjinë shqiptare, ishte një nga 57 viktimat e aksidentit tragjik të trenave te Tempit në 2023 ne Greqi. Bashkëmoshatarët e saj nuk e harruan dhe thirrën me zë të lartë emrin e saj në Selanik gjatë paradës së Shkollës Ushtarake të Korpusit të Oficerëve ku ajo studionte.

“E bukur si një engjëll”: Momenti prekës kur në

Ata nuk e harruan dhe në mënyrë ritmike përsërisnin vargjet e këngës së mëposhtme që ia kishin kushtuar asaj, thote TCH. “Ishe e vogël, shumë e vogël, njëzet e një vjeçe, e bukur si një engjëll, e pikturuar, por ti u zhduke brenda një çasti mbi këto shina ku u shuan edhe shpirtra të tjerë.

Dhe tani ti nga lart nga vendroja patrullon për të gjithë ne. Prandaj dhe unë ty nuk të harroj
Klaudia të dua!”

Videoja është publikuar në shumicën e portaleve greke, në emisione televizive, ndërsa është postuar edhe nga grupi online «Shoqata e të afërmve të viktimave të Tempit 2023».

https://x.com/TKampagiannis/status/1904502154674475032?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1904502154674475032%7Ctwgr%5E4e8c27d5b109e03604af140f4d8a8534f5a10770%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Ftop-channel.tv%2F2025%2F03%2F26%2Fmomenti-prekes-ne-paraden-ushtarake-per-pavaresine-e-greqise-thirret-me-ze-te-larte-emri-i-shqiptares-qe-nderroi-jete-ne-tragjedine-e-tempit%2F

 

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF