Pas ceremonisë së saj private të mbajtur më 31 maj në Londër, superylli botëror Dua Lipa po përgatitet për festën e madhe të dasmës, e cila pritet të zhvillohet në Sicili në një event luksoz, shumë të komentuar dhe të shumë pritur nga mediat ndërkombëtare.
Sipas raportimeve të mediave italiane, eventi treditor do të mbahet në ambientet ekskluzive të Villa Valguarnera dhe pritet të mbledhë emra të mëdhenj të muzikës, modës dhe Hollywood-it.
Ndër të përfolurit për pjesëmarrje dhe performanca muzikore janë artistë me famë botërore si Elton John dhe Charli XCX, duke e kthyer këtë dasmë në një nga eventet më të mëdha VIP të vitit.
Një detaj që ka tërhequr vëmendje të veçantë e cila s'mund të mungonte është edhe prania e elementit shqiptar në këtë festë. Sipas burimeve të “Prive By Liberta Spahiu”, këngëtari i njohur shqiptar Sinan Vllasaliu pritet të performojë në këtë event ekskluziv.

Ai do të sjellë hitet e tij të njohura dhe një atmosferë nostalgjike që pritet të ngrejë në këmbë të ftuarit, duke i dhënë një shije të veçantë shqiptare kësaj dasme VIP.
Mbetet të presim për listën përfundimtare e të ftuarve, pasi interesimi për dasmën e yllit shqiptar po rritet gjithnjë e më shumë në mediat ndërkombëtare.
