Për të zhvilluar një stil rinor, më elegant dhe femëror, shtëpia e modës Prada zgjodhi të krijojë një filial të saj me emrin: Miu Miu. Emri është frymëzuar drejtpërdrejt nga emri i vajzës së Mario Prada, Miuccia, nga nisi edhe krijimi i një marke të dashur për shumë gra. Pas suksesit të Prada-s, u themelua në vitin 1993 Miu Miu, e cila pas 30 vjetësh ka shënuar një sukses në stil dhe aspektin financiar.
Dedikuar të rinjve
Miu Miu solli idenë e një modë që eksploron nocionin e lirisë dhe ju dedikua një klientele të re, dhe receta funksionon që në shfaqjet e para. E dashur dhe rebele, Miu Miu erdhi në kohën kur grave u duhej të identifikohen me veshje shumëngjyrëshe. Në 1994, u vlerësua me çmimin “Stilisti më i mirë ndërkombëtar”.
Muza
Sapo veshjet nisën të shfaqen në faqet e revistave, ato u pëlqyen menjëherë, por hapja ndërkombëtare me butikët zyrtarë, nisi kur u shfaq Vanesa Paradis. Ajo ishte muza e parë e Miu Miu, një figurë feminile, e cila u kthye në idhullin e miliona të rinjve, nga veshjet xhins deri te bluzat dhe aksesorët shoqërues.
Koncepti
Modë ekcentrike, plot ngjyra dhe që bie lehtësisht në sy. Muzat prestigjioze të markës sollën një mentalitet të ri, për të gjithë ata që duan të ndihen mirë. E ndarë fillimisht në koleksione për meshkuj dhe femra, Miu Miu iu dedikua tërësisht gruas, duke pasuruar markën me aksesorë, si çanta dhe këpucë.
Feministe
Miu Miu ka sot kaq famë sepse mbetet një markë e hapur, ndaj ndryshimeve shoqërore. Në 2018 u lançua një linjë bluzash feministe, për emancipimin e grave. Një vit më pas, marka hoqi dorë nga përdorimi i gëzofit për të gjitha koleksionet e saj, e vitin pasardhës, nisi bashkëpunim me Levi's 100% vintage.
Kapsulat e kohës
Miu Miu krijoi një koleksion të frymëzuar nga vitet 1930 deri në 1970, duke ristiluar veshje dhe aksesorë, të cilat sollën risi në modë vintage. Ky koleksion, i quajtur Upcycled by Miu Miu, sjell modele fustanesh vintage, të cilat pasi u rimodeluan kanë rritur shifrat e shitjeve, vetëm në vitin 2023 me 82 për qind.