KreuHoroskop

Horoskopi mujor: nëntor 2024!

Horoskopi mujor: nëntor 2024!

Dashi

Jupiteri në retrogradë në fakt përfaqëson të menduarit më analitik, ndaj vijoni të ndiqni qëllimet tuaja. Mos u ndikoni nga emocionet, sepse kur ju përfshiheni nga to, ndodh që të jeni një person tjetër. Përsa i takon sferës së ndjenjave, ata që janë çift do të konsolidojnë raportin, ndërsa për beqarët priten lidhje të qëndrueshme dhe pasiononte.

Demi

Duket e pabesueshme, por energjitë e Akrepit mund t'ju bëjnë të ngatërroheni në konflikte, ndaj qëndroni larg raporteve më këtë shenjë. Nga ana tjetër, përpiquni t'i pranoni njerëzit përreth jush ashtu siç janë, Afërdita në Bricjap do t'ju mbështesë për të gjetur tokë përsëri. Disiplina dhe puna juaj e palodhur pritet që këtë periudhë të vitit të shpërblehet.

Binjakët

Marsi në Luan ushqen ambiciet tuaj profesionale, ndërsa Venusi në Luan nxit pasionin tuaj. Duket sikur më në fund gjendeni në kushtet optimale për të realizuar idetë e duhura në fushën profesionale, ndaj mos nguroni të investoni, pasi do të shpërbleheni në të ardhmen. Në raportet intime, këshilla më e mirë që yjet ju japin është që të jeni të duruar.

Gaforrja

Aftësia juaj për të perceptuar dhe reflektuar mbi mendimet dhe veprimet tuaja është veçanërisht e fortë tani. Kthejuni projekteve tuaja dhe guxoni të hidhni një hap tjetër dhe të jeni të sigurt që do ja dilni. Edhe pse do të investoni, pritet një stabilitet financiar i cili vjen nga zgjedhjet tuaja inteligjente, por edhe nga mbështetja e njerëzve tuaj më të afërt.

Luani

Ky muaj sjell një energji të fortë për shenjën tuaj, veçanërisht në sferën profesionale. Vendimet e rëndësishme do të kenë pasoja afatgjata, prandaj tregohuni të kujdesshëm. Shëndeti kërkon më shumë përkujdesje, sidomos për të menaxhuar stresin. Marrëdhëniet në çift do të përballen me sfida për shkak të tensioneve dhe keqkuptimeve të vogla.

Virgjëresha

Ju do të jeni duke lëvizur mes dy poleve, duke u gjendur në një trysni të fortë: Nga njëra anë, Mërkuri provokon pasiguri dhe nga ana tjetër, një Diell në konstelacionin e Akrepit ju jep sigurinë, por vetëm ju mund të përcaktoni fatin tuaj. Nëse vijoni ende të keni problemet në dashuri, ato do të mund të zgjidhen vetëm përmes komunikimit, ndaj mos u tregoni egoist.

Peshorja

Ajo që po ju jep aktualisht një shtysë për jetën, janë takimet frymëzuese. Ndaj edhe në një kontekst profesional, idetë tuaja pritet që të vlerësohen. Kujdes, mos i bëni presion vetes, pasi në entuziazmin tuaj të tejskajshëm, mund të humbisni atë që është e rëndësishme. Financat do të jenë të qëndrueshme. Kujdesuni për shëndetin mendor dhe fizik.

Akrepi

Nëse jeni ndjerë së fundmi të rraskapitur, kjo është koha e duhur për të ndryshuar marshin tuaj dhe kjo do të ndodhë falë pranisë së diellit dhe Venusit në shenjën tuaj që bashkëveprojnë si forca lëvizëse. Fokusohuni sidomos në ato projekte që doni më shumë në mënyrë që të korrni sa më parë frytet e suksesit. Paraja dhe dashuria të qëndrueshme.

Shigjetari

Pranimi i pasigurisë që keni ndier këtë tremujorin e fundit, është parakushti bazë që gjërat e reja të nisin të shfaqen, por edhe ato të vjetrat të funksionojnë. Do të kaloni një kohë ku bëni mirë të përvetësoni sa më shumë, në vend që të jepni mësime. Do të vazhdoni të jeni frymëzim për miqtë dhe të afërmit, ndaj ata do të jenë shumë pranë jush.

Bricjapi

Një diell në konstelacionin e Akrepit ju inkurajon të trajtoni një çështje që e keni shtyrë për një kohë të gjatë. Ky është momenti që të mos i shmangni ndryshimet, por të jeni të hapur ndaj transformimit. Marrëdhëniet personale do të kërkojnë shumë vëmendje. Është koha e duhur për të rivlerësuar prioritetet dhe për të përmirësuar komunikimin me partnerin.

Ujori

Mërkuri do të bëhet shkak për disa ndryshime të papritura, por duhet të hiqni dorë nga doza e dyshimeve që ju karakterizon. Merrni vendime për të cilat nuk do të pendoheni. Kujdes në raportet me Shigjetarin. Zgjidhja më e mirë mes çifteve do të jetë komunikimi.

Peshqit

Energjia që ju karakterizon dhe ngjarjet shumë dinamike më të cilat do të përballeni gjatë këtij muaji, do t’ju bëjnë të hiqni dorë nga disa sfida që i kishit vendosur vetes më parë. Mos dyshoni për asgjë, pasi vendimet duhet të merren këtë muaj dhe nëse do të shtyhen, ka shumë gjasa që të mos keni asnjë çast për të realizuar ato që kishin planifikuar.

 

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF