Në traditën e konkurseve fotografikë, që revista BORDO organizon përmes faqes së saj në Instagram, këtë fillim Maji u zhvillua edhe konkursi BORDOKIDS, që ju dedikohet fëmijëve deri në moshën 10 vjeç.
Formula e thjeshtë, ku çdokush mund të dërgojë një foto me të dhënat e fëmijës, dhe mandej publikimi në faqen e revistës, votimi përmes pëlqimeve (‘like’), e mandej dhënia mundësi e më të votuarve për të dalë në editorialet e revistës Bordo në print, edhe këtë herë rezultuan joshës!
Vetëm në pak ditë me qindra imazhe të ëmbla të vogëlushëve kanë mbushur Instagramin e revista BORDO, ndërsa gara duket se do të jetë e fortë.
Ky konkurs ka si destinacion revistën BORDOKIDS, edicioni i 5-të, i së cilës do të dalë këtë 1 Qershor, si një dhuratë për fëmijët e vegjël në festën e tyre.
Konkursi do të vijojë me publikimin e fotove dhe në datë 10 maj do të jetë dita përfundimtare e tij, ku do të dalë dhe rezultati i 5 më të pëlqyerve.
Fotot e fëmijëve më të votuar, do të publikohen në story-n e revista Bordo, e më pas këta fëmijë do të jenë modelët e rinj të BORDO.
Revista e dedikuar për fëmijët është e hapur për pjesëmarrje të fëmijëve, bizneseve dhe të gjithë atyre që e shohin si një mënyrë per te qene dhe ju pjese e Bordo Kids, eshte permes ketij konkursi.
Si te behesh pjese:
1- Dergo 1 foto ne DM me emrin dhe moshen e femijes tuaj.
2- Fotot do te publikohen ne faqen e instagramit @kidsbordo deri ne daten 12 Maj.
3 - 5 fotot qe kane marre me shume like, do te behen pjese e nje prej editorialeve te revistes Bordo Kids, qe do te dale ne Festen e Femijeve, ne 1 Qershor!
4- Dhe sigurisht ju duhet te ndiqni faqen @kidsbordo
PS. Për çdo pyetje që keni, apo për t’u bërë pjesë e kësaj reviste mos hezito të marrësh në numrin e telefonit: 0 69 303 0810





Welcome Bordo Kids!


Romantiku i fundit/ 8 gra për 8 mars!


Dreaming Girls/ Shqipëria 2018 në foto!

Pure LOVE dhe rrëfime ekskluzive!



Spring Romance dhe 8 gra që frymëzojnë!


Sekretet e vjeshtës dhe Tirana by night!


Hot summer Issue


