Festa e SALT që bashkoi komunitetin në një mbrëmje shijesh dhe eksperiencash unike
Historia është diçka që nuk lind në një ditë. Ajo ka nevojë të bëjë rrugëtimin e vet. Udhëtimi i saj lë, ose jo, gjurmë. Andaj, në arenën e zhvillimit të Tiranës, jo rrallë takojmë biznese që, përveç numrit të viteve, vendosin edhe një gur themeli në stilin e jetesës së qytetit.
SALT në zemër të ish-Bllokut, pjesë e Revo Hospitality Group, është sot një nga emrat më të njohur në skenën gastronomike, duke u kthyer prej vitesh në një pikë takimi për komunitetin jo vetëm përushqimin, por për atmosferën, muzikën dhe eksperiencën që ofron.
Pak ditë më parë, në finalen e “Chapter X – 10 vjet jetë me SALT”, restoranti më inovativ në kryeqytet mblodhi klientë besnikë, miq dhe personazhe të njohur në një mbrëmje festive që shënoi një dekadë histori.
Në një atmosferë të mbushur me energji dhe emocione, të ftuarit përjetuan një eksperiencë që përfaqëson gjithçka që SALT ka ndërtuar ndër vite: kuzhinën mesdhetare, specialitetet e detit dhe sushi-n, të shoqëruara me muzikë dhe një ambient të kuruar deri në detaj.
Ky rrugëtim nisi në vitin 2016 me hapjen e SALT në Tiranë.





Në atë kohë, koncepti solli një qasje të re për qytetin, duke kombinuar shijet mesdhetare, detin dhe sushi-n në një hapësirë moderne dhe dinamike.
Që në fillim, filozofia ishte e qartë: të krijohej njëeksperiencë e plotë, ku ushqimi, shërbimi dhe atmosfera të bashkëjetonin në mënyrë harmonike. Pikërisht kjo e bëri SALT të kthehej shpejt në një destinacion të veçantë në qytet.
Sot, Revo Hospitality Group është një grup i fokusuar në zhvillimin e koncepteve inovative në hospitality, ka sjellë standarde të reja në eksperiencat gastronomike në rajon, ndersa marka SALT është zgjeruar me SALT Prishtina në vitin 2023 dhe SALT Green Coast në vitin 2024, duke forcuar praninë e saj në rajon dhe duke ruajtur të njëjtin identitet në çdo vend.



SALT Prishtina
Sot, pas 10 vitesh, SALT vazhdon të mbetet simbol i inovacionit dhe eksperiencave gastronomike të kuruara me kujdes. Me kuzhinë të hapur dhe një ambient modern e mikpritës, ai vazhdon të krijojë një atmosferë ku klientët nuk janë thjesht vizitorë, por pjesë e eksperiencës.





SALT Green Coast
Dhe pikërisht kjo mbrëmje e “Chapter X” e tregoi më së miri: SALT është më shumë se një restorant është një histori që vazhdon të shkruhet bashkë me njerëzit që e kanë bërë pjesë të tyre.
Koha për të dalë nga qyteti!
Me pamje nga ballkoni
Pranvera, stina për të rilindur
