KreuStil Jetese

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë!

Di Gaia... Perëndesha e zonës së Bllokut, në Tiranë!

Rruga “Sami Frashëri” në Tiranë ka kohë që po gëlon nga lëvizjet e njerëzve, që po i drejtohen një destinacioni të ri, aty pranë shkollës “Edith Durham”. Por mbrëmë, ky segment i kryeqytetit ndriçoi i tëri e zhurmoi edhe më fort, nga hareja e mbërritjes në këtë “stacion të ri” të shijes, ndjesisë së mirë, klasit e argëtimit edhe të shumë prej personazheve të njohur të medias, televizionit, biznesit, sportit e kulturës si të ftuar në inaugurimin zyrtar të një sipërmarrjeje interesante që ka sjellë (2 në 1): dy restorante në të njëjtin vend, sa të ngjashme në stil aq edhe të ndryshme, që pa diskutim mund të quhet tani trendi më i ri, mu në zemër të Tiranës, në zonën e Bllokut.

Ndër emrat më të spikatur publikë që festuan kështu ardhjen në kryeqytet të restorantit Di Gaia ishin moderatoret Jona Spahiu, Arjola Shehu e Hygerta Sako, ish Miss Shqipëria Valbona Selimllari, këngëtaret Vikena Kamenica, Evi Reçi, motrat Irma dhe Eranda Libohova, aktoret Rudina Dembacaj e Erjona Kakeli, sipërmarrësi Arbër Çepani, regjisorja Arnita Beqiraj, gazetarja Mira Kazhani, blogeret Sara Fani e Anxhi Çeliku, etj.

Garancia e një mbrëmjeje të paharrueshme ishte stili i ri që të mahnit i Di Gaia - restorant & dining club dhe historia e suksesit 20 vjeçar, që vjen prej qytetit të Durrësit, me emrin e restorantit “4 stinët”, shkruar me dritë, në të njëjtën tabelë orientuese e prezantuese për çdo klient e për gjithçka preferon ai: në katin e parë kuzhinën mesdhetare, picat e pastat me fëmijët, familjen a shoqërinë, ndërsa një kat më lartë, shumëçka edhe më speciale, për veten, partnerin/partneren, shoqërinë.

E pikërisht për këtë, ia vlen ta prezantojmë më në detaje...

Me një arkitekturë e interier modern, kokteje që mbajnë firmën e bartender-ave me përvojë, restorant Di Gaia ka një kuzhinë unike në shije e cilësi, fokusuar kryesisht te sushi, por edhe te kuzhina aziatike fusion, e cila ndërthuret aty këtu me elemente kulinare nga vende të ndryshme të botës. Por pa i mohuar një pjese të klientëve as një prej kuzhinave më të dashura për shqiptarët, asaj italiane, me pasta e risotto të përzgjedhura me kujdes nga shefat e Di Gaia-s. Restoranti ofron gjithashtu receta origjinale me mishra Dry Aged dhe peshk të freskët, duke kënaqur shijet e ndryshme që gjithmonë bëhen arsyeja përse është e vështirë të vendosësh ku të shkosh me njerëzit e dashur. E meqë jemi këtu, 4 këndet e veçuara private dining e bëjnë Di Gaia-n vendin ideal, që edhe të dalësh për një darkë me miq apo familjen, por pa sakrifikuar domosdoshmërisht edhe intimitetin e privatësinë e duke e shijuar përvojën në maksimum. Janë të gjitha këto arsyet pse drejt këtij destinacioni të ri po shkojnë çdo ditë e më shumë njerëz. Pse të ftuarit e inagurimit zyrtar u larguan prej aty me dëshirën e një rikthimi të shpejtë, aty tek “Di Gaia”, që tashmë mund ta quajmë jo vetëm perëndeshën e tokës e të shijes, por edhe të zonës së Bllokut në kryeqytetin tonë. 

Bordo No.64
Nëntor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF