Future Home Real Estate, si agjensia imobiliare më e madhe e ndërmjetsimit të Pasurive të Paluajtëshme në Kryeqytet, sapo ka inaguruar një tjetër pikë vendndodhje, duke pasuruar kështu portofolin e sukseseve.
Zyra Future Home Integrity me drejtues Bedri Stafa bëri bashkë miq, kolegë, klientë dhe dashamirës për të trokitur një gotë urimi me rastin e inagurimit të një tjetër pike, ku qytetarët do të gjejnë zgjidhje për çdo gjë që ka lidhje me shërbimin imobiliar. Me një eksperiencë 8 vjeçare në këtë industri, drejtuesi i Future Home Integrity dhe stafi i tij kanë ditur të fitojnë besimin e klientëve duke folur vetëm me gjuhën e standartit.
Lokacioni i zyrës tashmë ndodhet pranë Shkollës së Baletit, përballë bustit të Mihal Grameno, ku çdo ditë nga e hëna në të shtunë stafi është në dispozicion për t’i dhënë përgjigje dhe zgjidhje çdo kërkese të klientëve. Suksesin e saj ja atribuon zhvillimit të strategjive dhe sistemeve unike për klientët që u japin atyre një avantazh konkurrues në procesin e blerjes dhe shitjes së pronave.
Dyert e kësaj zyre janë gjithmonë të hapura edhe për ata që duan të investohen duke ju bashkuar ekipit të skuadrës që ka ditur të bëjë dallimin mes konkurrentëve. Nëse jeni në kërkim të pronës ideale për buxhetin tuaj, në Future Home Integrity do të përdoret gjithmonë procesi i suksesit të provuar, kështu që asgjë nuk i lihet rastësisë. Është gjithmonë mirë të kesh një ekspert në krahun tënd!
View this post on Instagram




Ç’duhet të dini për fruthin?



Ja pse duhet të pini çaj jeshil para gjumit!




Shenjat që tymi i cigares lë në fytyrën tuaj!

Ushqimet që duhen shmangur kur jeni me grip!



“Më kujto”, një thirrje për dashurinë e harruar!

Çfarë duhet të bëni në një ditë me shi?



