KreuStil Jetese

Lexoni përfitimet që sjell çaji dhe menjëherë do të nxitoni për të përgatitur një filxhan (ose dy)

Lexoni përfitimet që sjell çaji dhe menjëherë do

Nëse ka një truk të lehtë që mund të përmirësojë jetën tuaj në çast, është pirja e çajit. Një ilaç për shpirtin dhe gjithashtu për shëndetin, më shumë se sa mund ta imagjinoni. Në fakt, nuk është rastësi që për shekuj çajrat dhe infuzionet bimore kanë qenë një prani e vazhdueshme në kulturat në mbarë botën, duke ofruar jo vetëm një moment kënaqësie dhe relaksi, por edhe një sërë përfitimesh shëndetësore që shkojnë përtej shijes së thjeshtë.

Kjo pije, në fakt, ka fuqinë për të rigjallëruar trupin, për të qetësuar mendjen dhe për të ngritur shpirtin. Ne kemi mbledhur për ju mënyrat e shumta se si akti i thjeshtë i pirjes së një filxhani çaji mund të sjellë ndryshime pozitive në shëndetin dhe mirëqenien tuaj të përgjithshme.

Lexoni përfitimet që sjell çaji dhe menjëherë do

Çaji ka veti antioksiduese

Çaji është i pasur me antioksidantë, përbërës të fuqishëm që luftojnë radikalet e lira në trupin tonë. Këto janë thelbësore për të mbajtur lëkurën tonë rrezatuese dhe rinore, dhe për mbrojtjen e qelizave nga dëmtimi i shkaktuar nga stresi.

Një studim i publikuar në Journal of the American College of Nutrition tregoi se çaji jeshil në veçanti është i pasur me polifenole, një lloj antioksidanti që mund të ndihmojë në parandalimin e sëmundjeve kronike si kanceri dhe sëmundjet e zemrës.

Përmirëson shëndetin e zemrës

Studime të shumta kanë treguar se konsumimi i rregullt i kësaj pije lidhet me uljen e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare. Në mënyrë të veçantë, hulumtimi i kryer në Universitetin e Harvardit theksoi se pirja e të paktën tre filxhanëve në ditë, mund të zvogëlojë rrezikun e sulmit në zemër me 20%.

Lexoni përfitimet që sjell çaji dhe menjëherë do

Përmirëson shëndetin e zorrëve

Zorrët luajnë një rol themelor në mirëqenien tonë të përgjithshme dhe çaji mund të jetë një aleat i shkëlqyeshëm për t’i mbajtur ato të shëndetshme.

Redukton nivelet e sheqerit në gjak

Studimet sugjerojnë se konsumimi i çajit jeshil, mund të ndihmojë në uljen e niveleve të sheqerit në gjak dhe në përmirësimin e ndjeshmërisë ndaj insulinës.

Hulumtimet e kryera në Universitetin e Tsukuba, Japoni, kanë treguar se polifenolet e çajit jeshil mund të ndihmojnë në përmirësimin e metabolizmit të glukozës dhe zvogëlojnë rrezikun e zhvillimit të rezistencës ndaj insulinës.

Bordo No.65
Dhjetor 2023

SHKARKO VERSIONIN PDF