Anxhelina përshëndetje!
Mirë se na erdhët dhe le ta shijojmë së bashku kohën dhe vilën sot.
Anxhelina komplimente për vilën. Kush është marrë me arredimin?
Me arredimin sigurisht që arkitektja bashkë me bashkëshortin tim. Mos t’ia marr meritat, unë nuk kam dorë fare këtu.
Sa kohë ju morri të ishte gati?
Po të themi me qejf gati dy vite.
Kaloni shpesh kohë këtu?
Jo mjaftueshëm, të jem e sinqertë mund të kem qëndruar gati vetëm 3 netë.
Cili është ambjenti më i preferuar, më i bukur për ty këtu?
Ne videon e nisëm jashtë, shikojeni pak jashtë si është. A nuk është ambjenti që ti mund të qëndrosh nga mëngjesi në darkë, nën rrezet e diellit ose jo?!
Të pëlqen të kalosh kohë në shtëpi apo je më tepër ekstroverte?
Kush më njeh e di energjinë që unë kam dhe e di që shtëpinë e kam kthyer në hotel. Kështu që sigurisht jam në lëvizje gjithë kohës duke shijuar jetën me familjarët e mi apo me punën time.
Kush meret me punët ose gatimin në shtëpi?
Këtu do ia jap meritat përsëri bashkëshortit tim pasi më ndihmon shumë. Merem edhe unë por dhe zonja që kemi në shtëpi.
Çfarë përfshijnë vaktet e tua gjatë një dite?
Ndoshta fiziku im e tregon që nuk jam e rregullt me ushqimin dhe ndonjëherë mëngjesin e anashkaloj, drekën. Kështu që këtë pyetje s’dua ta dëgjoj.
Ta shofim vilën më nga brenda?
Hajdeni, mezi po prisja.
Sa kohë ke që je blogger?
Ka humbur numërimi do thoja unë, por 13-14 vite sa për të bërë pak qejfin, por ndoshta edhe më shumë.
3 këshilla për një bloggere.
E para, të jenë vetvetja. E dyta, të sjellin gjëra të veçanta në hapësirën e tyre. E treta, të kenë një bashkëbisedim konstant me ndjekësit. Kjo është gjëja kryesore mendoj unë.
Çfarë ndryshimesh vë re atëhere në këtë fushë dhe sot?
Shumë ndryshime duke filluar me look-un tim si kam qenë, ndoshta kjo ka qenë dhe pjesë e moshës padyshim. Por shumë ndryshime si në stil si në karakter.
Si ka ndryshuar jeta jote që kur u bëre nënë?
Unë mendova se duke u bërë nënë jeta ime do vazhdonte po njësoj dhe nuk do ndryshoj aq shumë sa unë mendoja. Por me kalimin e kohës ndryshon duke filluar me oraret, duke u bërë dhe amvisë gjë që unë nuk e mendoja para.
Çfarë cilësish ka marë më shumë Damiani nga ty?
Damiani nga unë pozitivitetin, vetëm qesh edhe unë gjithmonë manifestoja një fëmijë që vetëm të qeshte të ishte i lumtur dhe sa më i dashur.
Na trego veshjen tënde të preferuar?
Mund të themi që ajo që nuk mungon në gardërobën dhe e kam në disa ngjyra janë xhaketat oversize që kam veshur edhe sot.
Diçka që nuk do ta vishje kurrë?
Ndoshta prej peshës time ndoshta streçet e ngushta fare ose jumpsuit i ngushtë. Diçka e ngushtë që do më mbyste nuk do e vishja sepse do më tregonte më shumë skinny.
Një trend i modës që nuk të pëlqen?
Mua më pëlqejnë të gjitha trendet e modës. Të gjitha i përqafoj, të gjitha dalin për një arsye kështu që it’s okay.
Po një bizhuteri e cila është speciale për ty?
Ndoshta unaza e fejesës edhe ora.
Për çfarë shpenzon më shumë dhe më pak?
Më shumë shpenzoj për aksesorët si syzet, si orat, si çantat.
Më pak?
Për veshje ndoshta gjatë ditës, për përditshmëri.
Cila është sharja që përdor më shpesh?
Çfarë pyetje kjo pikante. Unë më shumë zihem, grindem me motrat e mia dhe bashkëshortin si macja me miun. Nuk është se shaj, nuk jam natyrë që shaj dhe ndonjëherë kur dëgjoj njerëz që shajnë mundohem të mbyll veshët.
Çfarë muzike dëgjon?
Jam pak e çuditshme, duke tip i qetë dhe mendojnë njerëzit pale ça muzike të qetë dëgjon kjo Anxhelina, pale si është. Unë dua muzikë pop, 50Cent, këto muzikat e zhurmshme. Hajdeni tani.
Na jep 3 këshilla për kujdesin e lëkurës.
Pastrojeni në darkë fytyrën, mos flini me make up, e para. E dyta, përdorni atë rutinën që ju duhet duke u konsultuar me një specialist për atë. Dhe e treta, kujdesuni për lëkurën.
Cila është këshilla që merr më shpesh nga mami?
Me mamin të gjithë njerëzit e dinë që kam një marrëdhënie shumë të ngushtë dhe këshilla që marr gjithmonë është bëj mirë se ta di zoti. Se unë ndonjëherë mërzitem se jam natyrë që bëj shumë për njerëzit dhe i them o ma pse nukma ktheu siç e prisja unë, pse ma tha këtë fjalë dhe mami më thotë bëj mirë se ta di ai lartë. Nuk ka rëndësi se çfarë apo si ta kthen personi tjetër.
Cila është kritika më e shpeshtë që merr nga bashkëshorti?
Ha bukë, mos e lë veten pasdore se mua më marin ato punët, ajo përditshmëria ime dhe harroj të ushqehem.
Po në rrjete sociale për çfarë të kritikojnë më shumë?
Më kanë pas kritikuar për flokët dhe modelet e çuditshme që unë bëja. Së fundmi me hapjen e tik tokut më kritikojnë më thonë kush je ti, se aty ka dhe njerëz që nuk më njohin. Këto janë kritikat, ndoshta për stilin që nuk përputhen me mendimet e tyre. Por shqiptarët kanë një problem të vogël që duhet të zbuten pak në mënyrën se si e bëjnë kritikën. Se unë pranoj çdo kritikë, lë komentet, mund të jenë shumë të rrala ato komente që fshihen, por pak më të butë.
Si u përgjigjesh, si përballesh me kritikat?
Me qetësi me dashuri sigurisht. Njerëzit duan dashuri sidoqoftë edhe nëse bëjnë kritika duhet t’i pranojmë. Ndryshe nuk do bëheshim më të mirë. Për mua rrjetet sociale sigurisht duhet të kenë dhe ato komentet pozitive por edhe pak negative që të na sjellin me këmbë në tokë.
Për çfarë influencohen më tepër nga rrjetet sociale nga ty?
Që kur unë kam nisur blogg-un e kam nisur me veshje dhe po vazhdoj të qëndroj tek veshjet duke dhënë kombinime, duke dhënë sugjerime se ku të blejnë, ku të bëjnë pazar, ku janë ato vendet e sigurta me gjëra të veçanta, veshje të veçanta. Dhe duke ndarë eksperiencat e mia me blerjet online dhe jo vetëm.
Anxhelina faleminderit!
Shumë faleminderit ju që erdhët dhe përshëndes shumë gjithë stafin e Bordo-së. Bordo-në e presim kurdoherë është gjithmonë kaq e dashur për ne. Gjithë këto vite në treg dhe përveç kësaj me këtë rubrikën e re keni notën 10 nga unë.

Përse duhet të hani kos çdo ditë!


Orari më i mirë për të konsumuar darkën





Makina e Mbretëreshës Elizabeth del në ankand!







Ju bien flokët: 8 arsye i gjeni këtu!


Sot, Dita Ndërkombëtare e Tokës!


